UBT

Lutfi Haziri: Dilni e votoni qetë për Republikën tonë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, njëherit nënkryetar në nivel qendror, Lutfi Haziri, ka votuar para pak çastesh në shkollën fillore “Abaz Ajeti”, në Gjilan, ku ka apeluar për zgjedhje të mira e të qeta.

“Sot po fillojmë një përkushtim tonin për shtetin, në ditën e 16 të Ramazanit, që përveç përkushtimit ndaj familjes dhe Zotit, sot demonstrojmë përkushtimin ndaj Republikës sonë. Për Republikën të cilën e themeluan baballarët tanë, dëshmorët e heronjtë tanë.

Për Republikën, të cilën po e mbajnë njerëzit e mirë të Gjilanit, Anamoravës dhe Kosovës. Për Republikën, që po e mban Mërgimtari dhe bashkëpatriotët tanë kudo në botë. Ju lus për zgjedhje të mira e të qeta dhe që të votoni me dorën e djathtë.

UBT

Jam krenar që sot voton për herë të parë edhe brezi i tretë i familjes sime, dy vajzat e mia, Kënga dhe Lotina. Natyrisht, brezi i parë është babai im dhe heroi ynë, i cili sot më mungon jashtëzakonisht shumë.

Në emër të Republikës sonë e Zotit, të dalim faqebardhë. Dil e voto edhe ti. Mos ma harro Republikën edhe kur përfaqësuesja jonë luan në gara ndërkombëtare. Uroj fitore në Shkodër e Prishtinë”, thuhet në apelin e kryetarit Haziri./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.