Hidromorava

Lutfi Haziri dhe AKP koordinohen që të përjashtohen nga privatizimi asetet me rëndësi vitale për Gjilanin

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka pritur sot në takim drejtuesit e Agjencisë Kosovare të Privatizimit, (AKP) Zyra Rajonale në Gjilan, Zeqirja Morina – menaxher dhe Gursel Sherif, udhëheqës i ekipit të privatizimit.

Qëllimi i takimit ka qenë koordinimi lidhur me identifikimin e aseteve me rëndësi vitale për Komunën e Gjilanit, të cilat janë nën administrim të AKP-së, sikurse që është biseduar edhe për çështje tjera në interes të bashkëpunimit sa më të mirë të Komunës së Gjilanit dhe Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

Mobi Casa

Kryetari Haziri ka falënderuar përfaqësuesit e AKP-së në Gjilan për vizitën, duke kërkuar nga ky institucion që konform mandatit të saj këto prona të mbesin në shfrytëzim të Komunës së Gjilanit dhe të përjashtohen nga procesi i privatizimit.

Nga ana e tij, menaxheri i AKP-së në Gjilan, Zeqirja Morina, ka falënderuar kryetarin Haziri për takimin, ndërkaq ka konfirmuar se kërkesa e Komunës së Gjilanit për pronat e identifikuara do t’i drejtohet sot Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit për procesim./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.