UBT

Lutfi Haziri: Çerdha në Dardani shembulli më i mirë i preventimit të infeksionit me COVID-19

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka përgëzuar menaxhmentin e çerdhes në lagjen Dardania, duke thënë se ky institucion është shembulli më i mirë i preventimit të infeksionit me COVID-19.

“Është një institucion që e ka preventu infeksionin dhe nuk ka leju me hy brenda. Ju përgëzoj për punën e madhe që e keni bërë. Këtu ka funksionuar perfekt trekëndëshi prindër-nxënës-mësimdhënës”, ka thënë Haziri, gjatë vizitës në këtë çerdhe me një pjesë të Komitetit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Ndërkaq, drejtoresha e IP Dardania, Shqipe Kastrati-Haziri, e ka falënderuar Hazirin për vizitën dhe përkrahjen e madhe të ofruar, derisa e ka njoftuar për mënyrën e funksionimit aty.

Mobi Casa

“Në task-forcën e çerdhes janë të përfshirë edhe prindërit e edukatoret dhe secili i ka përgjegjësitë e tyre. Dhomat e fëmijëve pastrohen dy herë në ditë, përfshirë edhe dezinfektimin ditor. Po mundohemi të jemi shembull sa i përket respektimit të masave, sikur që po funksionon për mrekulli partneriteti me prindërit”, ka thënë Kastrati-Haziri.

Ndryshe, kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, theksoi se këtë shembull të IP Dardania, do ta bartin edhe në shkolla e institucione të tjera, për mënyrën e mirë të funksionimit sa i përket parandalimit të përhapjes së virusit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.