Uji Dea

Lutfi Haziri beson se vendkalimi kufitar Stanqiq-Bellanoc do të hapet në shtator

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka qëndruar në Kumanovë dhe ka zhvilluar takim pune me kryetarin, Zoran Damjanovski, me të cilin ka biseduar për hapjen e pikës kufitare Bellanoc-Stanqiq.

“Tashmë jemi në prag të hapjes së kufirit Bellanovc-Stanqiq, i cili lejon mundësinë e qarkullimit të njerëzve dhe mallrave deri në 3.5 tonë. Janë kryer procedurat dhe besoj që qeveria e kryeministrit Zajev dhe qeveria në detyrë e Kosovës ka mundësi që ta përgatis sa më shpejtë sepse edhe projekti i Bellanocit është financuar prej Komisionit Europian”, ka thënë Haziri.

Haziri ka shfaqur shpresën se shumë shpejtë edhe bujqit e fermerët Kumanovës do t’i shesin prodhimet ne Gjilan dhe anasjelltas, duke shtuar se finalizimi i këtij projekti është në interes të dy palëve.

Fundamenti

“Unë besoj shumë që në shtator do të zyrtarizohet hapja e këtij vendkalimi sepse kanë mbetur që të vendoset vetëm policia dhe dogana. Unë do të bisedoj me kryetarin e Komunës së Kumanovës që ta gjejmë një mënyrë që të mos i pengojmë qytetarët të qarkullojnë tash, por policia kufitare t’i kontrolloj dhe ta pengojnë kontrabandën”, ka theksuar kryetari Haziri.

Në fund, Haziri ka pohuar se trekëndëshi Gjilan-Kumanovë-Preshevë është shembulli më i mirë i bashkëpunimit në Ballkanin perëndimor.

Ndërkaq, kryetari i Kumanovës, Zoran Damjanovski, e ka falënderuar kryetarin Haziri për vizitën dhe bashkëpunimin e ofruar për t’ua lehtësuar jetën qytetarëve të të dyja komunave./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.