Eko Higjiena

Lutfi Haziri bashkëbisedon me të rinjtë: Nga 50 bursa në fillim, sivjet kemi ndarë 200 bursa për studentët e Gjilanit

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka zhvilluar një takim në formatin e bashkëbisedimit me të rinjtë, organizuar nga Forumi i Rinisë i LDK-së në Gjilan.

Kryetari Haziri ka thënë se ndjehet i lumtur për mundësitë e mëdha që u ka ofruar të rinjve të Gjilanit, duke i mbështetur dhe duke iu krijuar mundësi të mëdha, përmes implementimit të programeve për ta.

Mobi Casa

“Kur të mbështesin rinia në bashkë-rrugëtim, kjo është dëshmi e besimit të madh dhe tregon që je në rrugë të drejtë. Si gjeneratë, ju po formoheni për të qenë vendimmarrës të mirë. Jam shumë i lumtur që në qeverisjen komunale të rinjtë i kemi mbështetur me të gjitha kapacitetet, qoftë përmes thirrjeve publike apo edhe përmes programeve me bashkëfinancim të Bashkimit Europian, Rinia dhe Agrobiznesi e Social Hub, nëpërmjet start-up e trajnimeve për t’u bërë zot të vetvetes. Në veçanti, jam krenar që nga 50 bursa në fillim, kemi arritur në 200 bursa për studentët sivjet, që përfshihen edhe bursat për studentët e ekselencës. Këto programe dhe të tjera, do të vazhdojnë të implementohen edhe në mandatin e ardhshëm. Ju faleminderit shumë. Do të mbetem gjithmonë, Luta i Juaj!”, ka thënë Haziri.

Ndryshe, në këtë takim janë prezantuar edhe kandidatët për Asamble: Gentrit Murseli, Deniza Limani, Imran Haziri, Driton Nuhiu, Diana Toska, Gresa Avdiu, Drenushë Maloku, Atdhe Murtezi, Leutrim Bllaca, Valdrin Halimi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.