FITORJA

Lutfi Haziri: 100 mijë euro më shumë i kemi ndarë sivjet për sportin, vazhdojmë t’i mbështesim njerëzit që e bënë Gjilanin Kryeqytet të Sportit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka zhvilluar takim në formë bashkëbisedimi me sportistët, duke respektuar rregullat anti-COVID-19, nën shoqërimin edhe të kandidatëve për Asamble nga radhët e LDK-së, Deniza Limani, Gentrit Murseli, Imran Haziri, Driton Nuhiu, Diana Toska, Isa Musliji, Gresa Avdiu, Drenushë Maloku, Atdhe Murtezi, Leutrim Bllaca e Valdrin Halimi.

Kryetari Haziri ka falënderuar sportistët të cilët me rezultatet e tyre, Gjilanit i kanë dhënë epitetin e Kryeqytetit të Sportit, ndërkohë që ka premtuar mbështetje të madhe edhe në mandatin e ri për këtë sektor.

ARKATANA

“Sportistët, përfshirë legjendat, veteranët e punëtorët sportivë, na kanë bërë nder me rezultatet e mëdha, për ta fuqizuar epitetin e Gjilanit – Kryeqytet i Sportit. Arsyeja e vonesës në rindërtimin e Stadiumit të Qytetit është kërkesa e UEFA-s që ky Stadium të bëhet sipas kategorisë 4 b dhe pas harmonizimit të projektit me shtëpinë më të madhe të futbollit në Europë, faza e parë është në përfundim e sipër, ndërkaq me fazën e dytë përfundon krejtësisht ky projekt”, ka thënë kryetari Haziri.

“Edhe problemi i palestrës në Zhegër është zgjidhur dhe shpresojmë që operatori i ri do t’i jap dinamikë të madhe punimeve, ndërsa palestra e sporteve “Bashkim Selishta – Petriti”, do të rinovohet tërësisht. Sportet shkollore i kam për zemër dhe ky program do të zhvillohet me ndërtim të terreneve të hapura sportive e renovim të disa palestrave. Ajo që më gëzon shumë është fakti se 100 mijë euro më shumë i kemi ndarë sivjet për sektorin e sportit dhe kjo do të jetë një mundësi shumë më e madhe për operim të suksesshëm të klubeve. Zotohem se shpresat olimpike do t’i përkrahim në të ardhmen, në formatin e bursave. Ju faleminderit shumë. Do të mbetem gjithmonë, Luta i Juaj”, ka thënë Haziri.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.