UBT

Lutë cilën rrugë do ta bllokosh tani e do i befasosh qytetarët

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Kryetar, liroje komunën nga uzurpimi yt, sepse të mungojnë edhe idetë e zhvillimit urban. Ndoshta plani yt i së ardhmes ka të bëjë me objektet banesore ku profiti është më i madh apo ndoshta ka edhe ndonjë profit edhe në këto projekte të cilat dështojnë sa hap e mbyllë sytë ka shkruar Gëzim Rrustemi nga Lëvizja “Vatra”.

ARKATANA

Zotëri kryetar, mos luaj me rrugët duke i bërë herë njëkatëshe e herë dykahëshe, sepse ato nuk e çlirojnë komunikacionin, por e bllokojnë edhe më shumë. Deri kur me këto numra magjikë, njëherë me lagjen Dardania e tani me rrugën “Esat Berisha” (prej policisë kah “Kamniku”)? Cilën rrugë e ke në radhë që të tallesh me të? Cila rrugë do ti befasojë qytetarët kur të gjobiten nga policia, ngase në mëngjes ishte ndryshe qarkullimi e në mbrëmje ndryshe? Mozomakeq për ne me këtë qeverisje lokale, qeverisje që nuk bënë planifikim as për një javë, e lëre më për më gjatë. Mos punoni sot për nesër, nuk qeveriset komuna me “ditë e re, nafakë e re”, nuk shkojnë punët e komunës me ” del ku t’del”. Kthjelluni pak more, hulumtoni a kopjoni ndonjë model diku, e mos luani hajgare me një qytet të tërë. Gjilani nuk është park lojërash ka thënë Gëzim Rrustemi nga Lëvizja “Vatra”./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.