Fundamenti

Luta: Votuesit e rinj do t’ia tregojnë vendin atyre që lypin vota me bodigarda

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Votuesit e rinj kanë treguar mbështetje të fuqishme për kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri, gjatë debatit para pak çastesh.

Ata thanë njëzëri se do ta ndëshkojnë keqqeverisjen, duke e votuar njeriun që do ta ndryshojë Gjilanin më 3 nëntor.

Kandidati i LDK-së, ka falënderuar votuesit e rinj për mbështetjen, duke thënë se rinia në programin e LDK-së është prioritet në qeverisjen e tij.

Uji Dea

“Rinia në programin e LDK-së do të jetë prioritet. Ne do të sjellim vendime të mira dhe të shëndosha për Gjilanin dhe të rinjtë. Do ta bëjmë Gjilanin qytet të rinisë, do ta bëjmë shtëpinë e rinisë, do të japim bursa për të gjithë studentët, ndërsa për vajzat do të ketë kosto zero të studimeve. Do ta forcojmë familjen, duke ia larguar kostot për studime, do të kujdesem për rininë, për studentët. Do ta bëjmë fondin e ekselencës për studentët e shkëlqyeshëm, dhe do t’ia kthejmë identitetin Gjilanit. Nuk do të ndodhë që zyra e kryetarit të lëshojë projekt një herë në vit, por do të kemi kujdes të veçantë për rininë. Do të organizojmë aktivitete sociale shtetërore. Ju nuk do ta shihni Evropën vetëm në televizor, por do ta prekni, sepse kur e shihni se si jetojnë gjenerata e juaj, atëherë ju jeni të barabartë”, ka thënë Haziri.

Kryetari i ardhshëm i Gjilanit theksoi se ju votuesit e rinj do t’ia kallxoni vendin atyre që lypin vota me bodigarda.

“Do t’ia kallxoni vendin atyre që lypin vota me bodigarda. Këto hije, përfundimisht me 3 nëntor do të shkojnë. Vendin do ta udhëheqin demokratët. Nëse të rinjtë dalin të gjithë më 3 nëntor, do ta bëjmë kthesën e madhe duke fituar në raundin e parë. Do t’ju tregojmë atyre që kanë nevojë për pushim. Ky është tubimi im i fundit, dhe ju kemi zgjedhur në këtë mënyrë sepse ju jeni e ardhmja e Gjilanit. Ju garantoj që në qeverisjen time dyert do të jenë të hapura për rininë gjilanase”, pohoi Haziri thuhet në njoftimin e degës së LDK-së në Gjilan./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.