Fundamenti

Luta vazhdon me punë të hajrit, përmend progres në shumë fusha?

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Lutfi Haziri ka paraqitur raportin e punës për vitin 2016 para asambleistëve të Kuvendit Komunal të Gjilanit. Jam krenar që Gjilani ka shkaktuar progres në administratë, arsim, bujqësi e shëndetësi e resore tjera ka thënë ai.

Sa i përket arsimit, Kampusi i shkollave të mesme ka shkaktuar disiplinë dhe me zhvendosjen e shkollës së bujqësisë dhe asaj të artit, po përmbyllet organizimi i Kampusit.

UBT

Sa i përket infrastrukturës, më e rëndësishmja është se ne kemi krijuar balancë investimesh qytet-fshat. Për shembull, shikoni investimet në lagjen e “Vishnjeve” që dikur ka qenë e anashkaluar totalisht. Përveç subvencioneve të mëdha në bujqësi, ne i kemi hapur rrugët e arave për t’iu krijuar bujqve mundësi më të mira.

Ndërkaq, sa i përket buxhetit, kemi tejkalim të grumbullimit të mjeteve të tatimit në pronë për 30 për qind. Aspekt tjetër i rëndësishëm është bashkëpunimi ndërkomunal dhe Gjilani është komunë që dallon me komunat tjera në këtë aspekt. E, sa i përket bashkëpunimit me donatorët, Gjilani është komuna e parë në vend që ka arritur të realizoj partneritete me SHBA dhe shtetet e Bashkimit Europian. Pa e harru edhe njërin nga projektet më të mëdha, atë të banimit social, përmes të cilit po i zgjidhim problemet e banimit dhe strehimit. Vazhdojmë me punë t’hajrit ka thënë Luta./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.