Luta thotë se prej Beqir Musliut ka mësuar se si duket Gjilani
Gjilan – “Të vdekurin mos e vajtoni, por këndoni para tij duke vajtuar”. Kështu na ka porositur kolosi i letrave shqipe, Beqir Musliu, i cili ka qenë udhërrëfyes për gjeneratat tona pasi prej veprave të tij ne kemi mësuar se si duket Gjilani ka shkruar Lutfi Haziri.
Në 21- vjetorin e ndarjes nga jeta, po e ndaj me ju një strofë të poezisë së Sabit Rrustemit – Qyteti i Beqës.
Ky qytet në kalim e sipër është ngritur
Shkarkimin e plagëve duke pritur
Dy tri fjalë kalimtarësh sa janë ndërruar
Dhe nga ‘i kaçak t’sertë duke shijuar…


