ARKATANA

Luta thotë: Po punojmë për jetësimin e idealeve dhe aspiratave të dëshmorëve

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Haziri në fjalën e tij ka uruar të gjithë qytetarëve të Komunës së Gjilanit festën e Pavarësisë së Kosovës, e posaçërisht familjeve të dëshmorëve, invalidëve të luftës dhe veteranëve të UÇK-së.

Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri i shoqëruar nga ministri i shëndetësisë, Imet Rrahmani, kryesuesja e Kuvendit Valintina Bunjaku-Rexhepi, nënkryetari Rexhep Kadriu, drejtorët e drejtorive komunale, këshilltarë komunal dhe bashkëpunëtorët e tyre, së bashku me udhëheqës të institucioneve të ndryshme në nivelin lokal, të përcjellë nga përfaqësimet e ndryshme politike, për nderë të 17 Shkurtit, Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, kanë bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve në nderim të jetës, idealit dhe aspiratave që kishin dëshmorët, heronjtë dhe martirët e rënë në luftën për lirinë e vendit.

Kryetari Haziri pas homazheve në kompleksin memorial të dëshmorëve në Gjilan, ka thënë se si nënshkrues i deklaratës së pavarësisë së Kosovës, i rikthyer në udhëheqjen e Komunës së Gjilanit, përmes programit qeverisës është duke punuar në realizimin e aspiratave të dëshmorëve dhe idealit të tyre për zhvillimin e vendit.

FIDANISHTJA

“Jam jashtëzakonisht i lumtur që si nënshkrues i deklaratës së pavarësisë së Kosovës, sot i rikthyer brenda qytetarëve-popullatës dhe brenda Komunës së Gjilanit, po punojmë bashkërisht në jetësimin e aspiratave të dëshmorëve dhe të gjithë atyre heronjëve që sublimuan kërkesën për pavarësinë e vendit tonë. Natyrisht që duhet të bëjmë edhe më shumë dhe t’i realizojmë qëllimet që të rënët kishin për vendin e tyre. Ky vit në Gjilan, është viti i Idriz Seferit, është përvjetori i madh i lindjes së tij, i një kolosi të madh, një kryengritësi, që na mësoi se si të mos durohet padrejtësia dhe se si duhet të luftohet për t’i arritur qëllimet e mëdha. Gjilani do ta shënon me akademi dhe forma të ndryshme këtë aktivitet që ka nisur me Flakën e Janarit, për të vazhduar me 9 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, ndërsa, në muajin mars, do të organizohet akademia e madhe shkencore, që do t’i kushtohet zbardhjes së veprës heroike të Idriz Seferit, për të vazhduar gjatë gjithë vitit me aktivitete të ndryshme”, ka thënë në fjalën e tij kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.

Kryetari Haziri në fjalën e tij ka uruar të gjithë qytetarëve të Komunës së Gjilanit festën e Pavarësisë së Kosovës, e posaçërisht familjeve të dëshmorëve, invalidëve të luftës dhe veteranëve të UÇK-së./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.