Mobi Casa

Luta po vjen!

/ 6 minuta lexim

Nga Gani Sadiku – Nëse njeriu i politikës ecë në një rrugë, me këmbët e veta, herët a vonë, rruga bëhet shkollë, nëse ecet në drejtimin e duhur, herët apo vonë ajo bëhet rrugë me ndriçim për të tjerët. Politika është një hapësirë shumë dimensionale idiote, por edhe liberale, në të cilën shpeshherë pësimet bëhen mësime, përvoja gërshetohet me dije, por edhe gabimet falen…. Tani po fillon një proces zgjedhor, brenda LDK-së, dhe pritet të lindë një lider i ri. Ai po lindë bashkë me kohën dhe nevojën! Vërtetë duket një lindje e vështirë, kur dihet se në lindjen e vitit 2006 pati ndërhyrje Cezarike! Duke qenë se tani nuk jeton më, LDK-në, e ka themeluar dhe udhëhequr në kohët më të vështira njeriu i papërsëritshëm në historinë tonë kombëtare Ibrahim Rugova, i cili ka lënë pas një boshllëk të dhimbshëm.

Nuk ka gjë më të trishtueshme se dhimbja kolektive e mungesës, që në këtë parti kishte shkaktuar një depresion shoqëror. Shumë pas tij, u përpoqën ta mbushin këtë boshllëk, por arritën ta bëjnë aq sa një objekt me trup njerëzorë arrinë ta ndal një ortek. Boshllëku i mungesës së tij ka vazhduar ta gërryejë LDK-në, për shumë kohë.

Pse? Sepse asgjë nuk mund të zëvendësojë nostalgjinë e një lideri me përmasa të Ibrahim Rugovës!. Asgjë nuk mund të shkrijë kujtimet dhe iluzionet e një epoke, ku dominuan veç tjerash edhe vështirësitë që shpëtuam duke ecur nëpër tehun e shpatës. Rugovën, më shumë se veprat e tij, lider e bëri mirënjohja dhe nostalgjia që prodhoi ai në mendjet e shqiptarëve dhe mbështetësve të tij gjatë periudhave të vështira historike që kaluam si popoull. Por thonë, “koha i shëron plagët” E tani është koha që plagët e shkaktuara nga depresioni social pas vdekjes së Ibrahim Rugovës t’i shërojë dikush! Kush mundet? Kush din? Dhe Kush donë? A mundet Luta? Luta është një lider që nuk e ka yllin në kokë. Kjo dihet! Kjo duket! Por kjo nuk do të thotë asgjë. Nuk është e thënë të shkëlqesh dhe rrezatosh që në hapat e parë të liderllakut. Nuk do të jetë e lehtë të udhëhiqet një parti apo Organizatë komplekse, sepse LDK-në, e bënë të veçantë, miksimi dhe strategjia e saj e funksionimit. Por një gjë dihet dhe duket që tani, është e vështirë të gjesh një militant të LDK-së, e të mos ndiejë një lloj krenarie të pafajshme për butësinë e qeshur të kandidatit për kryetarin të ri që duket qartë se po vjen, z. Lutfi Haziri. I qetë dhe i heshtur si politikan i hershëm që ka projektuar karrierën e tij; i qeshur si njerëzit shpirt thjeshtë, modest, që e lumturon bukuria e qenies dhe suksesi i të tjerëve. Është e mundur por edhe mjaft e vështirë, sepse lypset kohë që simpatinë e një elektorati të pjekur, të sprovuar e të skalitur përnjëherit nëpër betejat e luftës dhe të demokracisë, të kuptojë shpejt se fuqia që dominon botën tonë është jo perceptimi, por vështirësia kozmike për ta ndryshuar atë në mendjet e njerëzve. Idetë vijnë më pas. Idetë janë pasoja të perceptimit, në përmbushjen e strategjive.

Perceptimi njerëzor, në njëfarë mënyre, është vullneti i fatit. Dhe e ardhmja e liderëve, me ose pa yje në kokë, është paracaktuar nga fati. Fati është mbreti i madh mes njerëzve të vegjël, i cili po ashtu është i vogël përballë vegjëlisë së madhe….. Sado ide të prodhojë koka e re dhe e qeshur e liderit të ri, të Partisë më të madhe në Kosovë, perceptimi kolektiv i elektoratit, nuk do të jetë lehtësisht absorbues, por koha që do t’i shëroj plagët, po vjen bashkë me Lutën, tani po duket në horizont….. Çfarëdo të mendojë, sado të përpiqet lideri i ri i zgjedhur, dihet që nuk e mbushë dot boshllëkun e Ibrahim Rugovës, këtu nuk duhet të jemi iluzionistë. Sepse ishte koha që Ibrahim Rugovën e shtyri, të bëj epokën e tij.

Fundamenti

E lideri i ri s’mund të bëjë më epokë, sepse aktualisht nuk është koha e epokave, por nëse do bëjë diçka të rëndësishme, ai mundë të bëjë veç histori. Unë shpresojë shumë që Luta mundet, sepse është njeri karizmatik dhe kreativ, i cili mundë të hyjë në histori vetëm duke e mbajtur të bashkuar LDK-në, dhe duke nxitur prurjet e reja në parti.

Askush më mirë se Luta nuk dinë të bëjë vërtetë këtë histori, sepse është jo vetëm i hapur por edhe bashkëpunues, e këtë e arrinë vetëm nëse i hap dyert e kështjellës së madhe demokratike të quajtur LDK. Gjaku i ri në këtë parti dhe demokracia e shëndetshme brenda saj, duke vërshuar, do sjellin zhvillime të reja të mira brenda saj dhe për Kosovën LDK, është një forcë politike që realisht frymëzon shqiptarët, dhe të cilët po e presin me padurim, ashtu siç pret jeta, rrezet e para të agimit… sepse shqiptarët janë lodhur duke qeverisur me mentalitetin e cubave.

Një Lidhje Demokratike e organizuar mirë, dhe me një lider të ri, kreativ e energjik, do të krijoj mundësi të reja për shqiptarët, duke krijuar sinergji konvergjente me aspiratat tona kombëtare, me njerëz të rinj e të pastër, të shkolluar dhe vizionarë, në skalionin e parë të luftës opozitare, do të lindnin edhe shpresën e re të kësaj partie, për të ardhur sigurt në pushtet!/rajonipress/