Luta: Po afrohet koha për ndryshime e plotësime
Gjilan – Lutfi Haziri ka deklaruar disa herë se do të bëjë ndryshime në qeverisjen e tij duke filluar me ndërrimin e drejtorëve dhe zëvendësimin e tyre. Shtatori pritet të jetë i nxehte dhe për koalicionin me AAK.
Lutfi Haziri ka paralajmëruar shtator të nxehtë dhe sipas të gjitha gjasave ndryshimet në kabinetin e tij do të jenë të padiskutueshme. Në radhë të parë “viktimë” e këtyre ndryshimeve pritet të jenë ata që kanë aktakuza të ngritura për shpërdorim të detyrës zyrtare.
Lutfi Haziri thotë për rajonipress se rishikimi funksional sipas rezultateve të punëve të arritura do të shqyrtohet në fund të gushtit. “Rezultatet dhe mungesat do të diskutohen brenda bordit të Drejtorëve, Kuvendit Komunal, por edhe qytetarëve të Gjilanit. Po afrohet koha për ndryshime e plotësime derisa kriter i vetëm është puna e arritur” tha Haziri./rajonipress/


