Eko Higjiena

Luta përgëzon kompaninë “Euromodel” për suksesin në eksport në Zvicër

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Në kuadër të vizitave tek bizneset, kandidati i Lidhjes për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri, ka vizituar sot kompaninë për prodhimin dhe përpunimin e drurit “Euromodel”, ku është pritur dhe njoftuar me punën nga pronari, Rifat Dushica.

Haziri ka thënë se kjo fabrikë, e cila ka të punësuar mbi 100 punëtorë, është shembulli më i mirë i funksionimit në treg vendor, e veçanërisht në eksport në Zvicër.

Mobi Casa

Kreu i Gjilanit ka pohuar se Komuna do të vazhdoj të aplikoj lehtësira fiskale për bizneset, duke ndikuar direkt në funksionim më të mirë dhe në zhvillim ekonomik lokal.

Përfaqësuesit e kompanisë e kanë falënderuar kryetarin Lutfi Haziri për mbështetjen e vazhdueshme për operimin sa më të suksesshëm të kompanisë./rajonipress/

Mund të ju interesoj: