Uji Dea

Luta paralajmëron një vit të rëndë buxhetor për Gjilanin

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kryetari i Komunës Lutfi Haziri në fund të vitit 2013 është shprehur shumë skeptik sa i përket investimeve dhe projekteve kapitale. Haziri tha se ka gjetur një borxh prej 8 milion eurove i cili e detyron atë të krijojë një disiplinë të ashpër buxhetore.

Kreu i Gjilanit Lutfi Haziri në përmbyllje të vitit i ka uruar të gjithë gjilanasit me shpresën se tek ata do të mbretërojë dashuria e paqja.”Kërkojë mbështetjen e gjilanasve sepse kemi një vit të rëndë buxhetor. Janë mbi 20 milion euro të planifikuara për vitin 2014 dhe do të punojmë shumë që shpenzimet komunale të ulen në mënyrë që nga kursimet të krijojmë investime”, raporton rajonipress.

Haziri tha se do të rivlerësohet tatimi në pronë, derisa është shprehur kundër manifestimeve tallave. Haziri tha se ka gjetur shumë parregullsi në pushtetin e kaluar, shumë shpenzime, borxhe, blerje të mobilieve familjare, shpërndarje të ndihmave etj. “Për të sqaruar tërë këtë mishmash financiar nga ish pushteti do të kërkojë një auditor të pavarur i cili do t`i kontrollojë të gjitha zyrat e drejtoritë dhe unë do t`i plotësojë të gjitha rekomandimet e dala prej tij”.

Uji Dea

Haziri tha se për shkak të borxheve do të ketë problem të ndodhin investime kapitale. “Megjithatë do të mundohem që të përfundon Lumi “Mirusha”, objekti i policisë, objekti i bibliotekës dhe kodra e dëshmorëve. Miliona euro borxhe të trashëguara na diktojnë që të kemi një disiplinë të ashpër buxhetore. Edhe tani nuk kemi pasur mundësi që të kujdesemi për ndriçimin publik sepse ishte i shtrenjtë dhe koha për ne ishte e shkurtër. Pavarësisht këtyre borxheve Gjilani do i kryej detyrat e veta. Mos harroni se kemi gjetur 813 mijë euro shpenzime për një mandat politik e të cilat janë tepër shumë” tha Haziri.

Haziri tha se nuk do të heq dorë nga premtimi i tij prej katër pikësh për investime në kanalizim, ujësjellës, trotuare , ndriçim dhe infrastrukturë në lagje e fshatra.

Ndryshe Haziri tha se të gjeturat e auditorit nëse janë ekstrem mund edhe të përfundojnë në prokurori derisa tha se do e mbyllë Mirushën dhe do e kthejë në gjendjen e mëparshme nëse nuk finalizohet i tërë projekti dhe nëse Qeveri vazhdon ta diskriminojë Gjilanin. /rajonipress/