United Hospital

Luta ngushëllon vetën dhe LDK, fajëson PDK për rritjen e VV në Gjilan

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Faleminderit votuesve për konfirmimin e votave për LDK’në në Gjilan. Punuam për rritje, por arritëm në shifrën e afro 14 mijë vota. Por, të zhgënjyerit e koalicionit të PDK’së ndihmuan në ‘rritjen’ e VV’së edhe në Gjilan. Ne e respektojmë vullnetin e qytetarëve dhe vazhdojmë ta ruajmë dhe rrisim besimin tonë me ju. LDK konfirmon se nuk do të ketë asnjë marrëveshje apo bashkëpunim me ata që u treguan mosmirënjohës. Madje, as me ndërmjetësues nuk do të ulemi në tavolinë me ta ka thënë Lutfi Haziri.

Mesazhi i kryetarit Lutfi Haziri për qytetarët e Gjilanit

Kryetari i Degës së LDK’së në Gjilan, Lutfi Haziri, ka përcjellë një mesazh për qytetarët.

FIDANISHTJA

Në mesazh, thuhet:
“Faleminderit votuesve për konfirmimin e votave për LDK’në në Gjilan. Punuam për rritje, por arritëm në shifrën e afro 14 mijë vota. Por, të zhgënjyerit e koalicionit të PDK’së ndihmuan në ‘rritjen’ e VV’së edhe në Gjilan. Ne e respektojmë vullnetin e qytetarëve dhe vazhdojmë ta ruajmë dhe rrisim besimin tonë me ju. LDK konfirmon se nuk do të ketë asnjë marrëveshje apo bashkëpunim me ata që u treguan mosmirënjohës. Madje, as me ndërmjetësues nuk do të ulemi në tavolinë me ta.

Sovrani nuk i dha askujt legjitimitet ta formojë qeverinë, përkundër festive partiake. Ne vazhdojmë punën tonë në çdo sfidë.

Uroj që Gjilani të ketë më shumë deputetë në Kuvend dhe të punojnë për Republikën e Gjilanin.
Gjilani, nga nesër i kthehet punës, pastrimit nga posterët e slloganet zgjedhore, për ta normalizuar punën e qeverisjes lokale, duke e ruajtur besimin e mbi 60 për qind tuajin për punët komunale”, thuhet në mesazhin e kryetarit Haziri./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.