Fundamenti

Luta në Zhegër: Përballë Agim Ramadanit, më 28 nëntor do të vendoset shtatorja gjigante e Idriz Seferit

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Gjilan – Zhegra dhe Gryka e Karadakut, me anë tubimit të përbashkët, i kanë bërë pritje madhështore kryetarit aktual dhe të ardhshëm të Gjilanit, Lutfi Haziri dhe ekipit të tij.

Banorët e asaj ane thanë se Lutfi Haziri do të dalë triumfues edhe më fuqishëm se në vitin 2013 marrë parasysh projektet e mëdha infrastrukturore që i ka realizuar për Zhegrën dhe Grykën e Karadakut, për të pasuar me fjalimin e zjarrtë nga Luta i LDK’së.

“Faleminderit pafundësisht për këtë mbështetje madhështore. Po ju informoj se shtatorja e Idriz Seferit po skalitet në bronz dhe më 28 nëntor do të vendoset përballë përballë Agim Ramadanit na lartësi prej 3.8 metra. Nga kjo pjesë kanë dalë kryengritësit më të mëdhenjtë për lirinë e shqiptarëve. Ky tubim është mesazhi më i mirë për rivalët”, ka thënë Haziri.

Mobi Casa

“Hapja e vendkalimit kufitar në Stanqiq do të ndodhë brenda këtyre muajve. Lajmi i mirë është se Qeveria e konfirmoi dje ndërtimin e Autostradës dhe projektet e mëdha milionëshe që i kemi siguruar gjatë katër viteve. Do të përfundohet palestra në Zhegër, do të vazhdojmë me punë në Çelik, Haxhaj, Demiraj, Terziaj e deri në Stanqiq. Po ashtu, Zhegra do ta ketë edhe palestrën për nxënës dhe do ta ndërtojmë edhe shtëpinë muze të Agim Ramadanit e Idriz Seferit. Me besim në Zot, do t’i realizojmë bashkërisht”, ka shtuar Haziri.

Në tubim janë prezantuar edhe kandidatët për asamble komunale, Isa Agushi me numër 8 dhe Shemsedin Elezi me numër 38. /rajonipress/

Mund të ju interesoj: