GRANDEMALL

Luta në Velekincë: S’ka kush i mposhtë dy milionë ushtarë të Ibrahim Rugovës

/ 5 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Lutfi Haziri dhe pesë deputetët nga Gjilani në radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, janë emocionuar tejmase kur kanë parë me sytë e tyre mbështetjen rekorde të banorëve të fshatit Velekincë në garën për zgjedhjet e 8 qershorit.

Mijëra njerëz ia kishin mësyer sallës së shkollës që e mbanë emrin e heroit kombëtar Mulla Idriz Gjilani. Por, qindra të tjerë mbetën jashtë. E Lutfi Haziri ka çka thotë në këso situatash.

“Ju kërkoj falje juve që keni mbetur jashtë kësaj salle të madhe. Ky është mesazhi më i fortë për atë muhagjerin që po premton mashtrime, se i ka ardhur fundi”, thotë njeriu që i mori hiç më pak se 26 mijë vota në zgjedhjet lokale, duke u bërë fituesi më i madh në nivel nacional.

“Velekinca ka vendosur standard të ri të tubimeve. Edhe në nëntor, edhe në dhjetor ka qenë kështu. E them nga këtu se duhet të ndërrohet kryeministri i Kosovës, i cili, nuk e meriton më asnjë dakik me ia falë, sepse na ka ndarë në krahina, në nahi, e ka përjashtu Gjilanin nga investimet. I ka ndarë edhe njerëzit që kanë luftuar, që ishin përkrahës të Rugovës”, thotë Haziri.

“Ushtar i Rugovës ka qenë çdo mjek, çdo i ri dhe e re, çdo burrë, çdo grua që e ka ndarë magjën. Ne jemi 2 milionë ushtarë të Ibrahim Rugovës dhe nuk ka mundësi askush të na mposhtë. Para se me qenë ushtarë të Rugovës ne kemi qenë ushtarë të Mulla Idriz Gjilanit”, tha Haziri.

Ai pohoi se vlerat që i ruan dhe nuk e lë të plaçkitet shteti, është Lidhja Demokratike e Kosovës.

Haziri ka shtuar se është shumë i lumtur që projekti i LDK-së për autostradën i proklamuar në zgjedhjet lokale, do të bëhet realitet me Isa Mustafën kryeministër. Poashtu, rrugët për Bujanoc, Ferizaj e Kamenicë do të ndërtohen. Do të krijojmë vende pune. LDK është shpresë për Kosovën”, tha Haziri.

Gjatë fjalës së tij, kryetari Haziri tha se “Pesë kandidatët nga Gjilani janë njerëz me përvojë, janë profesionistë dhe kanë vendosur standard të moralit. Kur është dashur të marrin përgjegjësi i kanë marrë ato. Pesë kandidatët do të jenë përfaqësues të denjë në Parlament. Këta emra e kanë unifikuar LDK-në. Prandaj, mos e ndani votën me askënd”.
Në këtë tubim ka qenë e pranishme edhe kryetarja e Forumit të Gruas së LDK-së në Gjilan, Valentina Bunjaku Rexhepi, veprimtari Isa Maliqi, nipi i Mulla Idriz Gjilanit si dhe aktivistë e përkrahës të LDK-së.

Mobi Casa

Banorët e këtij fshati thanë njëzëri se me votën e tyre më 8 qershor do t’i mbështesin fuqishëm kandidatët e LDK-së nga Gjilani dhe në këtë mënyrë do t’i mposhtin hajnat e qeverisjes në ikje, të cilët e zhvatën çdo resurs të Kosovës.

Më pas, me mesazhe i janë drejtuar mijëra të pranishmëve pesë deputetët e LDK-së nga Gjilani: Lirije Kajtazi që mban numrin 9, Murat Hoxha që e mban numrin 31, Naim Behluli që e mban numrin 37, Sabit Rrustemi që e mban numrin 52 dhe Fatmir Rexhepi me numër 77 në listën e partisë.

“E kemi filluar këtë garë dhe do ta fitojmë në mënyrë madhështore. Me besimin tuaj ne do të udhëheqim në mënyrën më të mirë. Ne e përfaqësojmë subjektin, i cili nuk e përfaqëson krimin dhe nuk ka hyrë në gjynah me qytetarët, por jemi subjekt që u sigurojmë mirëqenie qytetarëve. Prandaj ne jemi faqebardhë dhe kërkojmë votën tuaj. Faleminderit për mbështetjen”, tha kandidatja Lirije Kajtazi.

“Pas fitores në zgjedhjet lokale, LDK vazhdon rrugëtimin fuqishëm me fitore në zgjedhjet nacionale. Jam i nderuar që jam pjesë e listës së LDK-së. Programi ynë qeverisës është pragmatik dhe racional. LDK më 8 qershor do ta konfirmojë fitoren e madhe. Ju ftoj që më 8 qershor të dilni sa më masovikisht”, tha Murat Hoxha.

Ndërsa Naim Behluli është shprehur se “Velekinca është vendbanim para Gjilanit dhe LDK do të jetë e para në zgjedhje. Për hajr na koftë fitorja”.

“Nga këtu ju themi se me 8 qershor do të fitojë ushtria më e madhe e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës. E kemi vendosur kësaj here që kush e ka emrin Hashim mos me e votu. Me 8 qershor do t’i votoni tanët sepse jemi më të mirët”, deklaroi Sabit Rrustemi.

“Prania juaj është porosia më e mirë se kah do të shkojë Velekinca e Mulla Idrizit. Jam thellë i bindur se ju të gjithë do të rreshtoheni përkrah LDK-së dhe do të mundësojmë që akademik Isa Mustafa të udhëheqë Kosovën me program të qartë për punësim, prosperitet, demokraci, e zhvillim”, ka thënë kandidati Fatmir Rexhepi./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.