RCCOLA

Luta në Uglarë : Do ta mbylli deponinë e bërllokut

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Ju premtoj se nuk do të lejoj që kjo deponi e bërllogut që e keni afër të operoj më. Ata që keqqeverisjen, Uglarin e bënë deponi të bërllogut. Por, menjëherë pas 1 dhjetorit do ta mbyllë këtë deponi që nuk i plotëson asnjë nga kushtet që do të duhej t’i kishte. Nuk do të lejoj që mbeturinat të sillen nga qytetet tjera, ka thënë Lutfi Haziri.

Pritje jashtëzakonisht e mirë i është rezervuar sonte në fshatin Ulgarë fituesit të zgjedhjeve të 3 nëntorit, Lutfi Haziri.

Uglarasit i janë ankuar kryetarit Haziri për gjendjen e rëndë që gjendet ky fshat, pasi pushteti aziatik nuk bëri asnjë investim që kishte premtuar. Ata thanë se tashmë janë unifikuar kundër qeverisjes së keqe.

UBT

Kryetari Haziri ka falënderuar banorët e Uglarit për mikpritjen, duke konfirmuar investimet e mëdha në këtë fshat, duke filluar nga rregullimi i rrugëve, ujësjellësit, kanalizimit e ndriçimit publik, ndërsa ka ritheksuar edhe njëherë që do ta mbyllë deponinë e bërllogut që ua bëri jetën ferr atyre.

“Faleminderit shumë për mikpritjen dhe që keni ardhur edhe në këtë mot të ftohtë me borë. Ky është besim i madh dhe mund t’ju them se këtë përkrahje do t’ua kthej me investime të mëdha në Uglarë, duke filluar nga rruga, ujësjellësi, kanalizimi e ndriçimi publik”.

“Poashtu, ju premtoj se nuk do të lejoj që kjo deponi e bërllogut që e keni afër të operoj më. Ata që keqqeverisjen, Uglarin e bënë deponi të bërllogut. Por, menjëherë pas 1 dhjetorit do ta mbyllë këtë deponi që nuk i plotëson asnjë nga kushtet që do të duhej t’i kishte. Nuk do të lejoj që mbeturinat të sillen nga qytetet tjera”, tha Haziri, i cili mori duartrokitje të mëdha nga të pranishmit thuhet në njoftimin e degës së LDK-së në Gjilan./rajonipress/