RCCOLA

Luta: Në ekipin tim nuk ka vend për hajna

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Kandidati i ardhshëm i Gjilanit që nga fillimi është shprehur se ekipi i tij qeverisës do të përbëhet nga njerëz profesionist e të dëshmuar. Ende nuk e ka bërë publik ekipin e tij, por për rajonipress Haziri tha se në ekipin e tij nuk ka vend për hajna.

Lutfi Haziri ende është në muajin e “mjaltit” pasiqë çdo ditë pret e përcjell qytetarë që e falënderojnë për besimin që e ka marrë për të qeverisur me Gjilanin, raporton rajonipress.

Haziri tani ka hyr në fazën finale kur më në fund duhet të formojë ekipin e tij që do të qeverisë me Gjilanin. Për rajonipress Haziri tha se në ekipin e tij do të ketë kuadro të dëshmuara, njerëz profesionist e mbi të gjitha ky ekip dhe kjo qeverisje do të punojë në mënyrë të ndershme e të pastër. “Ne do ta ruajmë kuletën e popullit dhe do të jemi shembull i qeverisjes së mirë dhe stabile” tha Haziri për rajonipress.

Mobi Casa

Ndonëse ditëve të fundit kanë qarkulluar mjaft variante rreth ekipit të Hazirit, megjithatë ky i fundit nuk ka qenë në gjendje të jap asnjë emër të LDK-së, apo edhe të tjerëve që do të jetë në ekipin e tij.

Ajo çka Haziri e ka paralajmëruar në rajonipress rreth kritereve që duhet të plotësojnë të gjithë kandidatët për të qenë pjesë në qeverisje lidhet me faktin se nuk duhet të ketë dosje gjyqësore e policore.”Për të gjithë do të ketë hapësirë në ekipin tim, vetëm ata që janë hajna nuk mund të jenë pjesë përbërëse e ekipit tim” tha shkurt Haziri. /rajonipress/