FITORJA

Luta: Më shumë përkrahës ka LDK në “Dardani” se Lëvizja e Kuqe në krejt Gjilanin!

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Pritje madhështore i kanë organizuar sot kryetarit Lutfi Haziri dhe kandidatëve të koalicionit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, qytetarët e lagjes “Dardania” I dhe “Dardania” II e Gjilanit.

Kryetari Lutfi Haziri, pasi falënderoi qytetarët e këtyre lagjeve për mbështetjen, ka përcjellë sërish ‘selame’ të forta për rivalët.

“Jam krenar që jam në lagjen “Dardania”, e cila është simbol i rezistencës së Gjilanit. Me ba me ardhë ata të lëvizjes së kuqe me pa këtë masovitet, iu bjen t’fikt. Lirisht mund të them se më shumë përkrahës ka LDK në “Dardani” se Lëvizja e Kuqe në krejt Gjilanin”, tha Haziri.

Haziri shtoi se prej dje, Gjilani është në kryengritje politike në mbrojtje të Republikës, shtetit ligjor dhe zhvillimit ekonomik së bashku me partnerët e koalicionit.

Lirije Kajtazi, kandidate për deputete, ka deklaruar se platforma e LDK’së është më e mira për ta zgjedhur më 11 qershor, dhe do t’u shërbejmë në mënyrën më të mirë. “Në vend se të shkojmë në Europë, rivalët na çuan në zgjedhje të jashtëzakonshme. Por, e di që ju do t’i ndëshkoni keq”, tha Kajtazi.

GRANDEMALL

Kandidati, Imet Rahmani ka falënderuar qytetarët e këtyre lagjeve për mbështetjen kaq masovike. “Ne kemi punuar veç brenda ligjit në Ministrinë e Shëndetësisë. Do të punoj i vendosur për të mirën e vendit edhe në Kuvend të Republikës. Më 11 qershor të gjithë së bashku do ta festojmë fitoren e madhe”, tha Rrahmani.

Valentina Bunjaku Rexhepi tha se me ndihmën e qytetarëve, LDK me kandidatët e saj do ta kaloj këtë sfidë. “Vec edhe dy ditë na ndajnë nga fitorja e madhe”, tha ajo.

Kandidati i LDK’së në Gjilan, Isa Agushi, tha se LDK është e vetmja shpresë për këtë vend, duke shtuar se lista prej 110 vetave është e pastër si loti, krahasuar me listën e rivalëve që kanë dosje të rënda.

Në këtë tubim kanë folur edhe kandidatët nga koalicioni, Ismet Hajdini, e Avdil Halimi, sikurse kandidatët e LDK’së nga Kamenica e Artana, respektivisht Bajrush Ymeri e Shaip Surdulli.

LDK I përmbyllë aktivitetet e sotme politike me tubimin në fshatin Velekincë, i cili mbahet me fillim në ora 21:00, në shkollën fillore “Mulla Idriz Gjilani”./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.