UBT

Luta: Më 1 dhjetor gjilanasit do t’ia japin edhe një flakaresh qeverisjes aziatike

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri, ka marrë mbështetje të fuqishme për garën e balotazhit nga lagjet e vjetra të qytetit (“Iliria”, “Balec Mahalla”, “Reshat Ymeri”).

Gjatë fjalimit të tij para mijëra të pranishmëve, njeriu që e ktheu frymën rugoviane në Gjilan, Lutfi Haziri është ndërprerë disa herë nga ovacionet dhe brohoritjet tashmë të njohura “Luta, Luta…”.

Ai është shprehur të jetë tejet i emocionuar dhe i nderuar me këtë tubim kaq madhështorë dhe kaq impozant të qytetarëve të këtyre lagjeve.

“Zonja dhe zotërinj, jam i nderuar që jam në zemër të qytetit, të cilave do t’ia kthejmë edhe emrat edhe pamjet e duhura. Do të investojmë shumë në këtë pjesë që do të jetë për lakmi sepse jeni lënë krejtësisht anash nga kjo qeverisje aziatike. Ju e keni dëshmuar mbështetjen më 3 nëntor, por do t’ia jepni edhe një flakaresh qeverisë aziatike më 1 dhjetor”, ka thënë kryetari Haziri.

“Për herë të parë po them se kujdesi ynë për rizhvillimin e qendrës së qytetit do të jetë i veçantë. Kur kam ecur rrugëve të “Balecit”, asnjëri prej nesh s’ka pasë mundësi me ecë pasi s’ka trotuar. Kjo gjendje është në të gjitha lagjet. Rizhvillimi i plotë i tregut të gjelbër do të bëhet për ata njerëz që e fitojnë bukën e gojës. Këto punë do t’i bëjmë pasi ju të dilni masovikisht më 1 dhjetor”, theksoi kryetari Haziri për të shtuar se gjilanasit e LDK-së janë pasues të nacional demokracisë që porositën ta shpëtojmë Gjilanin para dhjetëra vjetëve.

Mobi Casa

“Ne jemi pasues të njerëzve që në Gjilan e kanë pasur vizionin e nacional demokracisë. Jemi pasues të atyre nacionaldemokratëve që deshën me e shpëtu Gjilanin, lanë një amanet për ta shpëtuar këtë vend. Neve na bashkon ideali i madh i vlerës kombëtare që duhet ta ruajmë”, tha ai.

Kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri ka thënë se mesazhi i kthimit të rugovizmit në Gjilan ka pasur jehonë në tërë Kosovën.

“Me flamurin kombëtar dhe atë të Rugovës do ta shënojmë festën e 28 nëntorit që rastisi të jetë në përmbyllje të fushatës. Në pjesën e dytë të tubimit dhe do të dalim akoma më shumë. Katër mijë njerëz nuk kanë pasur mundësi të hyjnë në sallë, ata nuk janë hidhëruar, por kanë vrapuar për të na shikuar në tv. Ky ka qenë një sinjal për gjithë Kosovën që rugovizmi është kthyer në Gjilan dhe do të kthehet ne gjithë Kosovën”, pohoi kryetari Haziri.

Më tej kryetari Haziri tha se gjilanasit ia dhanë kontratën LDK-së më 3 nëntor, duke shtuar se respekti nuk blihet por fitohet me punë e ndershmëri.
“Janë munduar të bëjnë koalicion me krejt partitë, kanë ardhur krejt ministrat e zv/kryeministrat, kanë ardhur krejt bandat këtu, por këta nuk mund ta përmbysin rezultatin sepse ju keni fol në mënyrë plebishitare më 3 nëntor. Ky besim na ka bërë të përgjegjshëm dhe këtë ua kthejmë me punë e jo me arrogancë. Kontratën neve na keni dhënë ju qytetarë të dashur dhe këtë kontratë do ta vazhdojmë sërish edhe në zgjedhjet tjera. Respekti nuk blihet por fitohet me ndershmëri. Unë sonte po i shoh të gjithë njerëzit që kanë punuar për LDK për 23 vjet. Vërtetë jam shumë shumë i nderuar. Të gjithë janë këtu sepse në tubimet e LDK-së nuk vijnë jabanxhinjtë por njerëzit tanë”, tha kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili më 3 nëntor mori 20 mijë vota thuhet në njoftimin e degës së LDK-së në Gjilani./rajonipress/