RCCOLA

Luta: Malësia e Zhegovcit do të bëhet vendi më i dëshirueshëm për gjilanasit

/ 3 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Zhgovci e Verbica e Pajazit Ahmetit e kanë pritur në mënyrë madhështore kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Gjilanit, Lutfi Hazirin.

Përfaqësuesi i këtyre nëndegëve, Remzi Hajrullahu, ka thënë se tubimi i sontëm tregon se qeverisjes së keqe i ka ardhur fundi.

“Një proverb i kësaj Malësie që ne e përdorim është se “një punë që duket, kallauz nuk do”. Tubimi i sontëm kaq masovik në këtë Malësi po tregon se LDK dhe Lutfi Haziri do të fitojnë bindshëm, duke ia kthyer dinjitetin kësaj ane”, tha Hajrullahu.

Në fjalën e rastit kryetari Lutfi Haziri pohoi se në Malësinë e Zhegovcit do të bëjë investime të mëdha, duke filluar nga ndërtimi i rrugëve që pushteti aziatik i la shkret.

“Faleminderit nga zemra të gjithë juve në Verbicë të Zhegovcit. Njerëzit largohen kur njeriu nuk punon, kur çohet peshë. Ata janë ç`u peshë, kanë bërë padrejtësi. Ata janë shembulli më i keq i qeverisjes. Kjo është zonë e lavdishme e luftës. Kjo zonë është e vrarë, e cila e ka paguar çmimin prandaj do të kemi kujdes të veçantë për këtë zonë”, ka thënë Haziri.

Uji Dea

Ai tha se Malësinë e Zhegovcit do ta bëjë zonë të mbrojtur, ndërsa Kazerma e ushtrisë tha se duhet të zhvendoset këtu.

Haziri theksoi se ata që e keqpërdorën kuletën e popullit duhet të ndëshkohen, ndërsa tha se votat Verbicës dhe Zhegovcit janë vota të veçanta në kujtesën e tij.

“Ne do ta kemi kujdesin për familjen, duke i ulur taksat, duke iu dhënë subvencione për bujqësi, si farën, naftën, plehun e korrjen. Do të subvencionojmë duke dhënë edhe fidane për të zhvilluar pemëtarinë. Ata që keqpërdorën e harxhuan kuletën e popullit dhe duke e futur Gjilanin në borxh prej më shumë se 7 milionë, ndërsa rrugën këtu s’e kanë ndërtuar. Çfarë kuptimi ka liria kur në këtë pjesë ka varfëri, njerëzit s’kanë kulm mbi kokë, nuk mund t’i dërgojnë fëmijët në studime. Vota e Verbicës është votë e veçantë në kujtesën time, për shkak të lidhjes që e kam pasur me njerëzit e kësaj ane si dëshmorin Pajazit Ahmetin, e shumë të tjerë që dhanë jetën për liri. Kjo është zonë e veçantë, duhet të krijohen korridore dalëse për Lipjan. Rrugët do t’i rregullojmë në të gjitha fshatrat e në qytet”, tha Haziri.

Kryetari Haziri ka garantuar banorët e kësaj ane se Malësia e Zhegvcit do të bëhet vendi më i dëshirueshëm i Gjilanit për 4 vitet e qeverisjes thuhet në njoftimin e degës së LDK-së në Gjilan./rajonipress/