Uji Dea

Luta: Lidhja jonë për Gjilanin rrënjët i ka në Lidhjen e Prizrenit, do të triumfojmë në formë plebishitare në krejt Kosovën

/ 5 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – “Gjilani për Autostradën dhe projektet tjera madhore i ka mobilizuar financat. Ose do të realizohen ose do ta bllokojmë qeverinë në Llabjan”, ka thënë Lutfi Haziri.

Lidhja Demokratike e Kosovës në Gjilan, ka hapur sot fushatën elektorale në mënyrë madhështore me Konventën e madhe programore.

Kandidati i LDK’së për kryetar Komune, Lutfi Haziri, e ka pasur të vështirë të futet në sallë nga masoviteti. Qindra aktivistë e simpatizantë të partisë së Ibrahim Rugovës mbetën jashtë. Në këso raste, ka çka thotë Luta i LDK’së.

“Ju kërkoj falje juve që mbetët jashtë, por nga kjo sallë do të dalim në palestër e n’koftë nevoja edhe në stadium”, tha Haziri, përderisa ka folur për problemet që kanë hasur njerëzit e LDK’së në disa etapa.

“Kur të tjerët na kanë lënë neve vetë, ju rugovistët keni i qenë ata që na keni ndihmuar të rikthehemi dhe të ringjallemi si feniksi për mbajtur nacionalizmin politik e kombëtar dhe do ta mbajmë gjallë deri sa të jetë jeta. Ju nuk na keni lënë me gabu dhe e kemi ecur këtë rrugë të lavdishme së bashku me ju, duke e ndarë të mirën e të keqen, e duke ndarë sofrën bashkë. I falënderoj ata që nuk janë sot e që na kanë lënë trashëgiminë e madhe: familjen e Mulla Idriz Gjilanit, Agim Ramadanit, Ibrahim Uruqit, Pajazit Ahmetit, Alban Ajetit çdo heroi, dëshmori e martiri. Përveç tjerash, ata na lanë trashëgimi lirinë”, tha Haziri.

Nga kjo sallë, kandidati i LDK’së për kryetar të Gjilanit ka përcjellë selame për rivalët.

“Me këtë masovitet, ju e dëshmuat se për të tjerët nuk ka vend në Gjilan. Ma mirë me i thanë bacit rri në Prishtinë e leje rrotacionin atje sepse gilanasit nuk lejojnë të mashtrohen”, tha ai, duke shtuar se gjilanasit nuk e lejojnë krimin, korrupsionin e nepotizmin.

Haziri ka falënderuar mërgimtarët për kontributin e madh që e kanë dhënë për Gjilanin dhe për LDK’në, përderisa pohoi se përkrahësit e tij dhe të partisë, përveç tyre, janë edhe veteranët e luftës, çdo punëtor dhe i papunë, mësues, inxhiener, mjek, gra e burra, të rinjë e të reja, pleq e plaka.

“Ne jemi falënderues për të gjithë, i falënderohemi Zotit dhe familjeve tona. I falënderohemi edhe LDK’së që na e riktheu dinjitetin si popull, e rrjedhimisht na e dha sovranitetin dhe Republikën”, pohoi i pari i gjilanasve.

Hidromorava

Duke folur për punën që e ka bërë për katër vite në të gjitha resoret, Lutfi Haziri theksoi se është kënaqësi të shkosh në cdo fshat e vendbanim të Gjilanit për t’i parë punët e mira.

“Ne e ndryshuam “Lagjen e Vishnjeve” me investime në infrastrukturë, e i ndryshuam lagjet e fshatrat tjerë. Sot, familja gjilanase është forcuar me subvencionet që i kemi dhënë për bujqësinë. Mësuesit sot kanë kushte më të mira për punë dhe nxënësit e Gjilanit po shkëlqejnë në gara kombëtare e ndërkombëtare. E kemi rritur numrin e mjekëve dhe kemi investuar jashtëzakonisht shumë në shëndetësinë primare. 45 familje i kemi bërë me kulm mbi kokë. Kanë nevojë 20 familje për t’i bërë me shtëpi dhe do t’i bëjmë”, ka thënë kryetari Haziri para simpatizantëve.

Duke folur për investime e mëdha në të ardhmen, kreu i Gjilanit theksoi se kanë mobilizuar miliona euro për përfundimin e kanalizimeve, për të shtuar se gjatë mandatit të ri do të ndërtohen edhe dy hyrje-daljet e qytetit, çerdhe të reja për fëmijë, sikur edhe projekti i shekullit për Gjilanin, autostrada Gjilan-Prishtinë.

“Gjilani për Autostradën dhe projektet tjera madhore i ka mobilizuar financat. Ose do të realizohen ose do ta bllokojmë qeverinë në Llabjan”, tha ai.

Për listën e LDK’së për Asamble Komunale, i pari i LDK’së në Gjilan tha se ka harmoni të gjeneratave, grupmoshave, harmoni të përfaqësimit.

”Janë profesionistë të vërtetë, është listë e pastër si loti. Janë tri gjenerata të LDK’së në këtë listë. Kërkush këtë privilegj nuk e ka”, tha.

“Tradita e lidhjes sonë për Gjilanin dhe Kosovën rrënjët i ka në Lidhjen e Prizrenit, që garanton luftë kundër çdo lloj krimi, korrupsioni e nepotizmi. Lidhja e Ibrahim Rugovës nuk shuhet kurrë. Me jemi njerëz me besim në Zot, familje e atdhe, do të dalë faqebardhë më 22 tetor”, ka përfunduar fjalën e tij, kandidati për Gjilanin, Lutfi Haziri.

Tubimin e kanë përshëndetur edhe Lirije Kajtazi, Fatmir Rexhepi dhe Faton Bislimi, të cilët theksuan se fitorja e kryetarit Haziri dhe e LDK’së do të jetë madhështore më 22 tetor./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.