FIDANISHTJA

Luta , ky disfatist i madh

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Nga Abdyl Aliu – Pra, Luta është një disfatist i madh sepse të gjithë jemi dëshmitar se ai e shkaktoi një disfatë të madhe me 3 nëntor , pasojat e të cilës disfatë vërehen këto ditë në fytyrat e atyre që pësuan, vetëm se shikoni fotot tyre nëpër rrjete sociale këtyre ditëve dhe këtë e kuptoni nga “QEHRJA “ e tyre.

Pajtohem plotësisht me komunikatën e PDK-së përkatësisht të Shtabit të saj Zgjedhor kur thotë se Luta është disfatist. Nuk mund të mos pajtohem edhe me pjesën e dytë ku thuhet se Luta po e lë lojën.

Pra, Luta është një disfatist i madh sepse të gjithë jemi dëshmitar se ai e shkaktoi një disfatë të madhe me 3 nëntor , pasojat e të cilës disfatë vërehen këto ditë në fytyrat e atyre që pësuan, vetëm se shikoni fotot tyre nëpër rrjete sociale këtyre ditëve dhe këtë e kuptoni nga “QEHRJA “ e tyre.

Luta po e lë lojën, po pra Luta edhe s’ka zgjidhje tjetër , duhet me lënë lojën sepse për lojë janë të nevojshme dy palë , e Luta nuk po ka me kënd me lujtë. Luta e ka nokautuar kundërshtarin, ai ka rënë përtokë, referi po i numëron e kundërshtari (kujdestari) kurrsesi të mbledhë forcë e të ngritet edhe një here në këmbë.

Ky numërim do të zgjasë deri më 1 dhjetor, gjasat janë të vogla që ai të zgjohet edhe një here, a do të zgjohet a po jo , presim të shohim.

FIDANISHTJA

Një është e sigurt, më së miri për kundërshtarin (kujdestarin) është të qëndroj i shtrirë dhe shefi i tij t`i hedhin peshqirin në ring dhe të përfundoj kështu sepse po u zgjua edhe një here, në këtë gjendje në të cilën është ka mundësi të marrë edhe një nokaut e cili nuk do të jetë sikurse i pari , ky do të jetë fatal.

E pat pësuar një nokaut klasik një boksier , kur ra përtokë e u shtri gjerë e gjatë tha “ kush mi fiku dritat….”

Luta përnjëmend ja ka fikur dritat kundërshtarit të tij , më mirë e ka kundërshtari të qëndroj i shtrirë , ma faqe e bardhë…..

Avdyl Aliu , anëtarë i Kryesisë së Degës së LDK-së – Gjilan