Luta krenar për të arriturat e treguara në qeverisjen e tij tre vjeçare
Gjilan – Sot, tre vjet më parë, e kam marrë mandatin e kryetarit të Gjilanit me veç 3.8 milionë investime për vitin 2014. Në vitin 2017 janë hiç më pak se 29 milionë euro investime, plus Autostrada ka përkujtuar Lutfi Haziri.
Një deputet i PDK-së, gjatë debatit për buxhetin e qeverisë, u ankua se “nuk është Kosova veç Gjilan!”, duke aluduar në orientimet e investimeve të mëdha të qeverisë në Komunën tonë. Bash për këtë punë unë e kam marrë mandatin: që Gjilanit në mënyrë meritore t’ia kthej kujdesin e qeverisë në investime. S’di çka me thanë, pos që jam fort krenar për këto të arritura. Vazhdojmë me punë t’hajrit! Lut Emrush Haziri./rajonipress/


