UBT

Luta: Kompanitë “Globi” dhe “Trocal” janë storie e suksesit të prodhimeve vendore

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Në qeverisjen e ardhshme katër vjeçare të Gjilanit, kandidati i LDK’së për kryetar, Lutfi Haziri, ka shfaqur zotimin se do të vazhdoj të aplikoj lehtësirat fiskale për bizneset gjilanase.

Këto garanci ua ka dhënë sot kryetari Haziri pronarëve të kompanisë “Globi” dhe “Trocal”, gjatë vizitës që i ka bërë, duke e parë punën e madhe që bëhet.

Ai tha se “Globi” është storie e suksesit të prodhimit gjilanas, sikurse edhe “Trocal”, e cila ka treguar sukses të jashtëzakonshëm në eksport.

KKGJILAN

Kryetari Lutfi Haziri ka theksuar se ndihet jashtëzakonisht mirë që në Gjilan është krijuar një klimë e mirë për funksionimin e veprimtarisë biznesore gjithandej territorit të komunës.

Pronari i kompanisë “Globi”, Nexhat Haziri dhe ai i “Trocal”, Shaban Gjymshiti, e kanë falënderuar kryetarin e Gjilanit për lehtësirat e mëdha që kanë krijuar, duke ua lehtësuar punën jashtëzakonisht shumë./rajonipress/

Mund të ju interesoj: