Eko Higjiena

Luta: Komisioni Europian ka konfirmuar mbështetjen për tri projekte kapitale për Gjilanin me kosto prej 1.5 milionë euro

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – “Kodra e Dëshmorëve”, “Rruga e Prishtinës” dhe “Rruga e Ferizajit”, me anë të një tubimi madhështor të organizuar në mbrëmje, e kanë mirëpritur kryetarin aktual dhe kandidatin e Lidhjes për edhe një mandat qeverisës me Gjilanin, Lutfi Haziri, duke ia ofruar mbështetjen e madhe për garën e 19 nëntorit.

Kandidati i Lidhjes për Gjilanin, Lutfi Haziri, pasi falënderoi të pranishmit për këtë besim, tha se me fitoren e tij dhe të LDK’së më 19 nëntor, do të fitojnë të gjithë, për të ardhmen e komunës.

“Votimi, angazhimi dhe mbështetja e juaj më 22 tetor, neve na ka bërë më të përgjegjshëm, më të respektueshëm dhe më të përulur. Më 19 nëntor, ne e presim rikonfirmimin e besimit. Ne këtë besim do t’ua kthejmë me punë t’hajrit dhe me investime në çdo cep të komunës sonë. Përveç tjerash, në mandatin e ri do ta realizojmë projektin kapital të rrugës katër korsi nga “Tuneli” e deri te “Gllama”, në gjatësi prej 3.2 kilometra”, ka deklaruar kryetari Lutfi Haziri.

GRANDEMALL

Kryetari Haziri, në këtë tubim ka bërë të ditur se lajmin e mirë se Komisioni Europian ka konfirmuar mbështetjen e tri projekteve të mëdha për Gjilanin.

“Ndërtimi i çerdhes në “Arbëri”, ndërtimi i “Tregut të Gjelbër” dhe vendkalimi kufitar në Stanqiq, janë projektet që do të na mbështetë KE me kosto prej 1.5 milionë euro”, ka deklaruar Haziri./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.