Fundamenti

Luta: Koalicion vetëm me qytetarin

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Ndonëse pas fitores së Lutfi Hazirit janë afruar shumë parti politike për të qeverisur me LDK-në , Lutfi Haziri me gjasë nuk preferon koalicionet. Në pyetjen e rajonipress se me cilin subjekt politik LDK ka konceptin më të afërt programor nëse vije në pyetje ndonjë koalicion i mundshëm, Haziri u përgjigj shkurt:”Vetëm me qytetarin”

Pas fitores bindëse të Lutfi Hazirit për të udhëhequr me mandatin e tij katërvjeçar Gjilanin, atij i kanë arritur shumë oferta dhe urime për të qenë pjesë e ndonjë koalicioni të mundshëm, raporton rajonipress.

Selvete Shurdhani kryetare e Partisë së Drejtësisë në Gjilan derisa e ka uruar Lutfi Hazirin siç ka thënë ajo për fitoren bindëse dhe dinjitoze të tij, ajo ka thënë se kjo fitore ishte e shumëpritur.

Shurdhani në garën e balotazhit kishte deklaruar për rajonipress se kryesia e PD-së janë të interesuar që të përkrahin kandidatin e LDK-së.

UBT

Edhe Rexhep Kadriu nga AAK-ja ka shprehur interesimin e tij për të qenë pjesë e qeverisjes lokale bashkë me Lutfi Hazirin. “Po presim ofertë nga LDK-ja nëse është e interesuar të bashkëqeveris me ne, sepse ne jemi të gatshëm të hyjmë në bashkëqeverisje, ngase duam të japim përmes katër këshilltarëve tanë në asamblenë komunale, kontributin tonë për të mirën e Gjilanit dhe qytetarëve të saj”, ka thënë Kadriu.

Ndërkaq Lutfi Haziri i kontaktuar nga rajonipress tha se me të gjithë do të ndërtojë koalicion qytetarë.”Të gjithë janë fitues dhe unë jam i hapur për interesin e Gjilanit” tha Haziri.

Në pyetjen e rajonipress se me cilin subjekt politik LDK ka konceptin më të afërt programor nëse vije në pyetje ndonjë koalicion i mundshëm, Haziri u përgjigje shkurt:”Vetëm me qytetarin”./rajonipress/