Fundamenti

Luta: Kemi emra të devotshëm në LDK për deputet

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Lutfi Haziri kryetar i degës së LDK-së në Gjilan tha për rajonipress se deri të martën përfundojnë konsultimet e brendshme për kandidatët për deputet. Aktualisht në LDK e Gjilanit ka një frymë koncensuale dhe kemi emra të devotshëm e të përkushtuar për të fituar këto pozita. Emrat që i ka në tavolinë Haziri janë : Fatmir Rexhepi, Arben Mehmeti, Sadudin Berisha, Lirije Kajtazi, Naim Behluli, Agim Salihu, Isa Agushi, Hafiz Gagica, Sabit Rrustemi, Shpresa Kurteshi, Abdullah Shasivari, dhe Besim Guda.

Për dallim nga partitë e tjera si PDK e AAK, dega e LDK-së në Gjilan ende nuk i ka zyrtarizuar emrat e kandidatëve për deputet, derisa zyrtarët e saj thonë se të martën edhe pritet të përfundojnë konsultimet e brendshme rreth nominimeve raporton rajonipress.

Lutfi Haziri kryetar i LDK-së në Gjilan tha për rajonipress se deri të martën përfundojnë konsultimet. “Kemi nominime, por jemi në konsultime të brendshme. Ajo që na dallon është fryma koncensuale dhe përkushtimi që të kandidohen emrat më të devotshëm të LDK-së me synimin që të fitojmë të gjitha pozitat”.

RCCOLA

Haziri tha se dega e LDK-së, nëndegët, Forumi i Gruas, Forumi i Rinisë dhe strukturat tjera profesionale e kanë mbështetur atë që të finalizojë kandidaturat e Gjilanit në Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së dhe në këtë drejtim e kam mbështetjen e plotë tha Haziri i cili është i bindur se kësaj radhe Gjilani dhe në përgjithësi Anamorava do të dominohet nga kandidatët e LDK-së.

Sipas burimeve tona emrat që i ka në tavolinë Haziri janë : Fatmir Rexhepi, Arben Mehmeti, Sadudin Berisha, Lirije Kajtazi, Naim Behluli, Agim Salihu, Isa Agushi, Hafiz Gagica, Sabit Rrustemi, Shpresa Kurteshi, Abdullah Shasivari, dhe Besim Guda./rajonipress/