Eko Higjiena

Luta i jep llogari partisë, por edhe merr mbështetje

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Nga ky takim, kryetari Lutfi Haziri morri mbështetje të plotë nga strukturat e Degës për të emëruar qeverinë komunale në bazë të kritereve të përcaktuara më herët, qeveri me duar të pastërta dhe koalicion me qytetarin gjilanas.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Dega në Gjilan, njëherit, Kryetar i Komunës së Gjilanit , Lutfi Haziri, sot takoi strukturat e LDK-së në Gjilan, Kryesinë e Degës dhe kryetarët e nëndegëve.

Në takim është biseduar për tranzicionin e pushtetit, për certifikimin e kryetarit të komunës dhe të këshilltarëve komunal nga ana e Komisionit Qendror Zgjedhor, si dhe është biseduar edhe për ecurinë e deritanishme të falënderimeve dhe urimeve që kryetari

Uji Dea

Haziri po merr pa ndërprerë nga qytetarët e shumtë për fitoren e madhe.

Nga ky takim, kryetari Haziri morri mbështetje të plotë nga strukturat e Degës për të emëruar qeverinë komunale në bazë të kritereve të përcaktuara më herët, qeveri me duar të pastërta dhe koalicion me qytetarin gjilanas./rajonipress/