Fundamenti

Luta : Gryka e Karadakut është historia e Gjilanit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Nëndegët e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Lladovë, Nasalë, Shurdhan, Haxhaj, Zhegër, Demiraj, Selishtë, Pidiq, Çelik e Stanqiq, i kanë bërë sot konak kandidatit fitues të zgjedhjeve të 3 nëntorit për kryetar të Gjilanit, zoti Lutfi Haziri.

Qëllimi i vizitës së kryetarit Haziri ka qenë falënderimi i banorëve të kësaj ane për daljen masive dhe besimin që i dhanë më 3 nëntor.

Në kuadër të vizitave të shumta në këtë anë, kryetari Haziri është ndalur edhe në zyrën e parë të LDK-së të themeluar në fshatin Zhegër më 1990, për të cilën ka thënë se simbolizon rezistencën, qëndresën, unifikimin e popullit drejt lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

Haziri më pas ka vizituar edhe familjen solidare të Aziz Hamdiut në Zhegër, e cila ka adaptuar 7 fëmijë të braktisur. Ndërsa pritje speciale i ka bërë familja e heroit kombëtarë, Agim Ramadani.

Uji Dea

“Gryka e Karadakut është historia e Gjilanit. Zhegra është kampion për rezultat dhe për punë. Kam ardhur t’ju falënderoj për mbështetjen. Çdo anëtar i familjes, çfarëdo profesioni që është, është bërë bashkë për këtë ditë. Ata që po shantazhojnë në Gjilan, në nahinë tonë s’kanë vend. Besimin tuaj që na e keni dhënë do ta ruajmë si të shenjtë”, theksoi kryetari Haziri.

Kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri, vizitën në Grykën e Karadakut e përfundoi me një takim pune në mbrëmje të shtabit zgjedhor të nëndegës së Zhegrës.

“Është nderë i veçantë me qenë në mesin tuaj. Ju e keni bërë fitoren spektakulare. Ju i keni dhënë zemër rugovistëve. Vazhdoni kështu të punoni për ta vulosur fitoren më 1 dhjetor”, përfundoi Haziri thuhet në njoftimin e degës së LDK-së në Gjilan./rajonipress/