RCCOLA

Luta: Gjilanin do ta zdritim me investime milionëshe sikur sheshin “Rexhep Mala e Nuhi Berisha”

/ 3 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Në sheshin që e mban emrin e heronjve Rexhep Mala e Nuhi Berisha, kryetari aktual dhe i ardhshëm i Gjilanit, Lutfi Haziri, e ka mbyllur fushatën maratonike elektorale në këtë qytet, duke falënderuar gjilanasit për mbështetjen jo vetëm partiake, por mbi të gjitha, mbështetjen e madhe qytetare.

“Gjatë fushatës katër javore, së bashku me kandidatët për asamble komunale, kam takuar dorë më dorë 17 mijë njerëz, duke marrë përkrahje dhe besim të jashtëzakonshëm”, tha Haziri.

Fillimisht, kryetari Lutfi Haziri ka bërë homazhe para homazhe para dëshmorëve Rexhep Malën dhe Nuhi Berishën, duke nderuar kështu të gjithë dëshmorët e kombit.

“Ata sot na bëjnë roje dhe janë gardian të lirisë së Kosovës”, tha Haziri.

Haziri tha se nga një gropë të gjetur lumin “Mirusha”, e kanë ndërtuar shëtitoren moderne, duke shtuar se pos kësaj fontane, do të ndërtohet edhe ajo përballë “Thimi Mitkos” dhe e treta tek Xhamia e Vogël, duke garantuar edhe ndërtimin e “Urës së Maskatarit”.

“Qysh kemi zdritë sheshin “Rexhep Mala e Nuhi Berisha”, ashtu do ta zdritim Gjilanin me investime milionëshe në kuadër të katërshes së madhe, në qytet e fshatra, që përfshihet infrastruktura, arsimi, shëndetësia e bujqësia. Me qeverisjen e LDK’së, Gjilani ka me mbetë veç i gjilanasve”, ka thënë Haziri në adresimin para qytetarëve.

UBT

Përveç që do t’i heqim lloçin dhe vadat, kryetari Haziri tha se do t’ua pastrojmë edhe gjuhën e ndyrë jababxhinjve që vijnë në Gjilan.

“Duke besu në Zotin tim dhe atdheun tim, nuk lejoj që Gjilani im të nëpërkëmbet nga jabanxhinjtë. Gjuha e tyre tregon qartë se do ta marrin ndëshkimin e madh të gjilanasve të dielen”, ka deklaruar ai.

Haziri ka dhënë lajmin e mire se të hënën në mëngjes do të nënshkruhet kontrata për stadiumin e ri.

“Uroj nga zemra Dritën dhe Gjilanin, Skifterat dhe Intelektualët. Stadiumi i ri kap koston e 6.4 milionë euro dhe është stadium që do ta sjell edhe Messin edhe Ronaldon”.
I pari i gjilanasve e ka përmbyllur fjalimin me një premtim të rëndësishëm.

”Projekti më madhor në Gjilan do të jetë 28 Nëntori, kur do ta vendosim shtatoren e heroit Idriz Seferi në lartësi prej 3.8 metra. Madhështia e tij ka me i frikësu disa, por shyqyr që ata janë pak”, përfundoi Haziri./rajonipress/

Mund të ju interesoj: