GRANDEMALL

Luta: Gjilanasit s’do t’ia falin asnjë sekondë qeverisjes aziatike

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Po e hapim këtë fushatë për të fituar zgjedhjet dhe për ta larguar jabanxhinë edhe nga Prishtina, sikurse e larguam nga Gjilani. Nuk do t’i lëmë vend atij që e ka diskriminu Gjilanin e Anamoravën. Nuk do t’ia falim asnjë sekondë dhe asnjë minutë, ka thënë Lutfi Haziri.

Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega në Gjilan, në mënyrë solemne e ka hapur sot fushatën elektorale menjëherë pas mesnatës.

Para qindra të pranishmëve para selisë së LDK-së, kryetari Lutfi Haziri ka thënë se nuk do t’ia falim asnjë sekondë qeverisjes aziatike, e cila e diskriminoi Gjilanin dhe Anamoravën.

UBT

“Më lejoni që para selisë, para kësaj shtëpie të bardhë, amanet të Ibrahim Rugovës, të bëjë hapjen e fushatës elektorale të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, të cilës i prinë kryeministri Isa Mustafa. Po e hapim këtë fushatë për të fituar zgjedhjet dhe për ta larguar jabanxhinë edhe nga Prishtina, sikurse e larguam nga Gjilani. Nuk do t’i lëmë vend atij që e ka diskriminu Gjilanin e Anamoravën. Nuk do t’ia falim asnjë sekondë dhe asnjë minutë”, ka thënë, mes tjerash kryetari Haziri.

Më pas mesazhe kanë dhënë edhe pesë kandidatët për deputet, të cilët vlerësuan se të keqen që ia ka shkaktuar Kosovës qeverisja në ikje, do të ndëshkohet nga qytetarët, të cilët më shumë se kurrë do ta mbështesin platformën e Lidhjes Demokratike të Kosovës, nën frymën e Presidentit Ibrahim Rugova./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.