Luta entuziazmohet nga punimet në rrugën katër korsi Gjilan – Livoq i Ulët
Gjilan – Pamje nga vlugu i punimeve në ndërtimin e rrugës katër korsi Gjilan – Livoç i Ulët, e cila kap vlerën e afro 2 milionë eurove. Rruga do të ketë katër korsi, zonën e gjelbër, infrastrukturën përcjellëse nëntokësore dhe ndriçimin publik ka shkruar Lutfi Haziri.
Do të vazhdojmë me korridorin e dytë Gjilan-Prishtinë, i cili që fillon nga tuneli e deri në fshatin Livoç të Epërm. Vazhdojmë me punë t’hajrit ka shkruar Haziri./rajonipress/


