RCCOLA

Luta e shpallë fitoren në Gjilan

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Gjilan – Lutfi Haziri e ka shpallur fitoren e LDK-së në Gjilan. Sipas tij prej rezultateve nga tereni dhe nga ato zyrtare nga 46.15 sa kanë votuar në numërimin e tyre të shifrës prej 23.8% për LDK kanë votuar 61 %.

Lutfi Haziri në një konferencë për medie e ka shpallur fitoren e LDK-së në Gjilan. Haziri tha se nga shënimet nga tereni shihet se fitorja e LDK-së dhe e tij është e thellë.

Fundamenti

Lutfi Haziri ka kërkuar nga aktivistët që të festojnë me dinjitet derisa ka lavdëruar policinë dhe prokurorinë.

Ndryshe në qytet vërehet festë nga aktivistët e LDK-së të cilët me flamuj nëpër vetura po shëtisin rrugëve të qytetit./rajonipress/