RCCOLA

Luta: Do të punojë ndershëm

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri ka pritur sot në selinë e LDK-së një delegacion të degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, i kryesuar nga kryetari i saj, Rexhep Kadriu.

Qëllimi i vizitës ka qenë urimi për kryetarin Haziri për fitoren në zgjedhjet e 1 dhjetorit. Kryetari i degës së AAK-së, Rexhep Kadriu i ka dëshiruar suksese dhe shëndet kryetarit Haziri gjatë mandatit katër vjeçar si kryetar i gjilanasve.

Kryetari Lutfi Haziri ka falënderuar Kadriun për vizitën duke thënë se do të jetë kryetar i të gjithë qytetarëve të Gjilanit dhe do të punojë ndershëm gjatë mandatit 4 vjeçar.

Uji Dea

Ndërkohë, edhe një delegacion i klubit të futbollit “Drita” kanë uruar kryetarin Haziri, duke i dëshiruar suksese gjatë udhëheqjes së Komunës në këtë mandat.

Vizita me karakter urimi kryetari Haziri po ka vazhdimisht me qytetarët gjilanas, të cilët po e shprehin gëzimin dhe entuziazmin për zgjedhjen e tij kryetar i Gjilanit, duke besuar vizionin e LDK-së për qeverisjen e mirë të Gjilanit thuhet në njoftimin e degës së LDK-së në Gjilan./rajonipress/