Luta dhe Vjosa e kthyen LDK-në, në Uragan!

Nga Gani Sadiku – Liderët bëhen të mëdhenj, jo për shkak të fuqisë së tyre por për shkak të aftësisë së tyre për t’i fuqizuar të tjerët. Jo rastësisht kam shkruar se Anamorava është fuçia e LDK-s, ashtu siç është LDK-ja, shpresa e shqiptarëve të Kosovës. Kjo u dëshmua edhe mbrëmë kur u bllokuan të gjitha rrugët nga turma e njerëzve që ngarendnin për t’i pa e për t’ua prekur dorën atyre politikanëve që po e bëjnë historinë e re të vendit tonë.
Krejt ky përkushtim i madh i gjithë qytetarëve të Anamoravës për LDK-në, e ka një adresë, Lutfi Haziri, i cili në çdo situatë politike, po del si një lider i pakontestueshëm, duke u dhënë përparësi të rinjëve si ,Vjosa Osmanit, duke e mbushur partinë me frymë të re e të avancuar, me një elan dhe entuziazëm të paparë më heret (që prej kohës së Ibrahim Rugovës), po ua kthen shpresën të rinjëve të Kosovës, dhe po u tregon të gjitha vendeve se edhe ne mundemi, dimë dhe duam të jemi si të tjerët!

Po duket se ekziston një dëshirë e madhe për ndryshim, e cila është e shoqëruar nga kapaciteti për të bërë këtë ndryshim duke krijuar hapësirën brenda së cilës rritja, kreativiteti dhe veprimi do të lulëzojnë…… Besë e shpresë, dinjitet e çiltërsi duket të ketë tek lidershipi i LDK-së, dhe për këtë qytetarët po duan ta kthejnë kohën e bukur, kur ne prisnim nga 3 orë në radhë për ta votuar Ibrahim Rugovën dhe LDK-në, për ta votuar të ardhmen shpresën dhe besën tonë. Rruga jonë e shtetformimit ishte e gjatë dhe tepër sfiduese, vuajtjet ishin tepër të mëdha, sepse në krye të shtetit erdhën hajdutët, të pa besët e varrmihësit e së ardhmes. Sot kur kemi zgjedhje, ne duhet të lidhemi fort për njerëzve që janë dëshmuar se ia duan t’mirën kësaj toke, për njerëzve të cilët fëmijët e Kosovës i marrin për dore, duke ua ndërtuar të ardhmen, përmes filozofisë rugoviane si besë e shpresë për këtë vend!

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).