UBT

Luta: Bursat për studentë do të jenë sa rroga mesatare

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Kandidati fitues i zgjedhjeve të 3 nëntorit, Lutfi Haziri, ka takuar sot studentët e Universitetit të Gjilanit, me që rast ka bashkëbiseduar me ta për hallet dhe problemet e tyre.

Studentët e shumtë të pranishëm në sallë kanë falënderuar kryetarin Haziri për mbështetjen e madhe, duke theksuar se do ta ketë një përkrahje edhe më të fuqishme në garën e 1 dhjetorit.

Kryetari Haziri ka thënë se më 3 nëntor është rritur pjesëmarrja e të rinjve, duke i falënderuar për mbështetjen e jashtëzakonshme nga ata.

Mobi Casa

“Ju faleminderit shumë për mbështetjen tuaj si studentë që jeni e ardhmja e Gjilanit. E di që deri tash keni pasur probleme të mëdha duke mos pasur përkrahje, por unë ju garantoj që të gjitha premtimet ndaj jush do t’ua përmbushë. Do të ndërpritet menaxhimi pa plan, me sms, me telefon e ad hoc. Ne jemi në shërbim të qytetarëve. Do të jetë qeverisje me dyer të hapura dhe me duar të pastra”.

“Do t’ju përkrahim jashtëzakonisht me rritje të bursave që do të jenë sa rroga mesatare në Kosovë, do të krijojmë edhe fondin e ekselencës. Në qeverisjen time do të ndërpriten praktikat e nepotizmit. Ne poashtu do të propozojmë që Universiteti i Gjilanit të zhvendoset të Kazermen e Ushtrisë, ndërsa Kazerma të zhvendoset ne Zhegoc”, ka thënë Haziri thuhet në njoftimin e degës së LDK-së në Gjilan./rajonipress/