UBT

Luta: Besimi i madh i qytetarëve na ka bërë më të përgjegjshëm

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kudo që shkon Lutfi Haziri e ka përplot sallën me simpatizantë të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Atmosferë impozante mbretëronte në tubimin që kanë organizuar fshatrat Dobërqan e Bukovik. Si zakonisht, salla ishte shumë e vogël për t’i zënë të gjithë.

Përfaqësuesi i këtyre nëndegëve, Jasmin Avdyli, tha se Dobërqani dhe Bukoviku janë bërë bashkë kundër qeverisjes së keqe, duke i dëshiruar gjumë letargjik kujdestarit të komunës.

Eco Higjiena

Ndërsa kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri,ka falënderuar banorët e Dobërqanit dhe Bukovikut, duke thënë se besimi i madh i Dobërqanit, Bukovikut dhe të gjithë qytetarëve gjilanas na ka bërë më të përgjegjshëm.

“Sonte është nata e madhe e festës së flamurit. Jam shumë i kënaqur sonte që jam me juve. Ju falënderoj për mbështetjen e madhe. Besimi juaj na ka bërë më të përgjegjshëm dhe më falënderues. Kjo mbështetje na bënë krenarë. Ju faleminderit pjesëtarëve të Vetëvendosjes, AAK-së, AKR-së që na janë bashkuar. Nesër ju ftoj ta festojmë së bashku fitoren e madhe dhe festën e flamurit. E di që do të dilni edhe njëherë më 1 dhjetor në mënyrë masive dhe solemne”, ka thënë kryetari Haziri thuhet në njoftimin e degës së LDK-së në Gjilan./rajonipress/

Mund të ju interesoj: