Mobi Casa

Luta: 1 dhjetorin do ta bëjmë edhe më madhështorë

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Mbështetje e madhe për garën e balotazhit i është dhënë sonte kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Gjilanit Lutfi Haziri, gjatë tubimit me banorët e lagjes “Kodra e Dëshmorëve” dhe ata të “Lagjes VIII”.

Para të pranishmëve, njeriu që e ktheu rugovizmin në Gjilan, Lutfi Haziri, tha në Gjilan nuk ka vend shtantazhi, haraçi e frika sepse këtë e kanë stopuar ushtarët e Ibrahim Rugovës, të cilët janë cu n’këmbë dhe janë bashkuar për ta luftuar të keqen.

“Kjo lagje është emëruar me emrin e atyre që kanë sakrifikuar për këtë ditë të bardhë. Jemi në javën e Flamurit kuq e zi dhe të Rugovës që janë krenaria dhe simboli i gjithë shqiptarëve. E keni bërë LDK-në e Rugovës ashtu qysh ka qenë pas luftës. Për këto 6 vjet i ka munguar Gjilanit vlera patriotike e politike e LDK- së. Jemi unifikuar për t’i ndëshkuar ata që Gjilanin e trajtuan si jetim. Besimi i kësaj lagje përkthehet me punë e përgjegjësi të madhe. Gjilani dhe “Kodra e Dëshmorëve” nuk janë më vetë sepse LDK në qeverisje do ta kthej kujdesin dhe solidaritetin ndaj bijve të vet”, tha kryetari Haziri”, duke shtuar se mësimi që LDK ka nxjerrë në këtë fushatë është komunikimi dorë më dorë e jo nga distance.

“Ne kemi nxjerrë edhe një mësim nga këto zgjedhje: ne nuk kemi komunikuar prej distancës me ju, por kemi qenë gjithmonë afër jush. Do të kujdesemi që t’ua lehtësojmë jetën ne Gjilan. Depresioni ekonomik dhe politik është hequr nga ushtarët e Rugovës”.

Mobi Casa

Ai bëri thirrje që më 1 dhjetor festën ta bëjmë shumë më të madhe, e cila do të mbahet në mend gjatë për solemnitetin dhe masovitetin e gjilanasve.

“Festën e Flamurit do ta shënojmë bashkë më 28 nëntor në ora 16:00, në palestrën e sporteve. LDK është sinonim i sakrificës e i lirisë sepse LDK është parti kombëtare, ka vlera nacionale. I pari i qeverisë ka filluar me lypë vota te minoritet, por nuk i bëjnë hair sepse shumica e Gjlanit, Karadak e Gollak i janë bashkuar LDK-së. Më 1 dhjetor Gjilani do t’i mbyllë dyert për jabanxhinjtë. Qysh kemi shku më 30 tetor, ashtu do të shkojmë edhe me 28 nëntor, rresht dhe në mënyrë solemne dhe do ta përfundojmë suksesshëm më 1 dhjetor në mënyrë solemne dhe të buzëqeshur”.

Kreu i LDK-së në Gjilan e ka përfunduar fjalimin në këtë tubim duke konfirmuar se do t’i kryej të detyrat e para bazike: ujin rrugën, kanalizimin dhe ndriçimin dhe të gjitha punët tjera me radhë thuhet në njoftimin e degës së LDK-së në Gjilan./rajonipress/