Lushtaku, politikani më i fuqishëm brenda PDK-së!

Derisa komisioni i drejtuar nga Rexhep Rexhepi ishte në proces të rivlerësimit kishte ndërhyrë Sami Lushtaku. Atij i kishte telefonuar Avni Lushtaku, shofer i Sami Lushtakut.
Prokurori e cilëson Lushtakun politikan të fuqishëm brenda Partisë Demokratike të Kosovës të udhëhequr nga Hashim Thaçi. Sami Lushtaku e kishte ftuar Rexhepin për kafe në orën 20:30 të asaj dite, shkruan “Koha Ditore”(vazhdon nga numri i kaluar).
Takimi kishte zënë vend në hotelin “Baci” dhe fillimisht vetëm Esat Tahiri kishte shkuar bashkë me Avni Lushtakun.
Biseda kishte të bënte me aktivitetet e “Security Code” duke përfshirë çështjet e numrit të mjaftueshëm të stafit të kompanisë dhe institucionet që ata ishin duke i ruajtur. Rexhep Rexhepi e kishte kuptuar se po bisedonte me pronarin e “Security Code”.