Lunaçeku: Dialogu duhet të vazhdojë

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Ulrike Lunaçek, u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që t’u kthehen bisedimeve në kuadër të normalizimit të marrëdhënieve.
“Beogradi dhe Prishtina duhet që t’u kthehen bisedimeve dhe procesi i dialogut duhet të vazhdojë. Serbia duhet të tërhiqet nga qasja e vjetër e saj (2004)”, ka shkruar Lunaçek në llogarinë e saj në “Twitter”.
Thirrja e Lunaçekut vjen pasi Kuvendi i Kosovës miratoi dje një rezolutë, përmes së cilës kërkohet pezullimi i dialogut me Serbinë, deri në lirimin e Ramush Haradinajt, i cili po mbahet nën masën e lirimit me kusht, në Colmar të Francës.