Mobi Casa

Lunaçek: S’e kuptoj pse Serbia është kaq kundër pranimit të Kosovës në UNESCO

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Trashëgimia fetare dhe kulturore serbe në Kosovë më së miri mund të mbrohet nëse Kosova bëhet pjesë e UNESCO-s, ndërsa fjalët për përdorim të forcës i përkasin të kaluarës, luftës e cila ka kohë që ka përfunduar, deklaroi deputetja dhe nënkryetarja e Parlamentit Europian, Ulrike Lunaçek.“Përdorimi i forcës është diçka që i përket të kaluarës dhe më vjen mirë që është kështu”, i tha RSE-së Lunaçek.

“Kjo është e shkuar, lufta ka mbaruar kaherë. Trashëgimia kulturore e fetare serbe në Kosovë është e mbrojtur dhe do të jetë e mbrojtur edhe më mirë kur Kosova të bëhet anëtare e UNESCO-s”, konsideron Lunaçek.

“Shpresoj se shumë nga vendet anëtare të BE-së dhe të OKB-së nuk do të ndjekin atë që thotë Serbia, meqë kur të vizitoni Kosovën mund të shihni se gjatë viteve të fundit atje ka pasur mjaft përparim, objektet janë rindërtuar”, transmeton koha.net.

“Unë vetë kam vizituar kishën ortodokse në Prizren, e cila ishte aq mirë e rregulluar. Popi na tha se kur eci rrugëve të Prizrenit njerëzit më përshëndesin me “Dobar dan!” (Mirëdita)”, ka theksuar ajo.

“Pra, ka shumë përparim”, ka konstatuar ajo, duke shtuar se dëmet i shkaktuara para 10 ose 15 vjetësh tashmë janë sanuar.

Hidromorava

“Po ashtu, të gjithë atyre që më pyesin u them se nëse Kosova bëhet pjesë e UNESCO-s, kjo do të jetë gjë e mirë meqë UNESCO do ta mbikëqyrë Kosovën në përmbushjen e premtimeve për ruajtjen e trashëgimisë kulturore, ose fetare serbe”, ka thënë Lunaçek.

“Në këtë rast UNESCO do të mbikëqyrë edhe nga lartë dhe ta detyrojë Kosovën të bëjë atë që ndoshta nuk e ka kryer, që është mënyra më e mirë për ruajtjen e trashëgimisë serbe, por edhe asaj tjetër kulturore e fetare”, ka vlerësuar Lunaçek, duke shtuar se nuk e kupton pse Serbia është aq kundër kësaj.

Duke folur rreth situatës së tensionuar në Kosovë, ajo mendon se po të ndodhte në rrugë është në rregull, por aktet e dhunshme, gjuajtja me vezë, gaz lotsjellës në Kuvend për të janë të papranueshme.

Sipas saj, dialogu është e vetmja mënyrë.

“Po ashtu mendoj se do të ishte mirë që edhe BE të bisedojë më shumë me të gjithë aktorët, si në Kosovë ashtu edhe në Serbi”, deklaroi Lunaçek.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.