UBT

Lunacek krerëve të shtetit: Luftojeni korrupsionin edhe në mesin tuaj nëse doni liberalizim

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Raportuesja për Kosovën në Bashkimin Europian, Ulrike Lunacek, ka uruar qytetarët e Kosovës për Ditën e Pavarësisë, duke thënë se kanë mbetur vetëm disa hapa për të shkuar drejt rrugës së liberalizimit të vizave.

Lunacek ka shtuar se inkurajon partitë politike në Kosovë që të vazhdojnë punën e tyre në mënyrë konstruktive dhe në frymën europiane, transmeton Gazeta Express.

“Është koha që qytetarët e Kosovës të jenë në gjendje të gëzojnë lirinë për të vizituar miqtë dhe familjen në BE për tre muaj”, ka thënë Lunacek.

Kosova është i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që shtetasve të saj nuk u lejohet lëvizja e lirë pa viza për në BE për tre muaj, ka potencuar Lunacek, duke shtuar se kjo situatë anormale duhet të ndryshojë shpejt në mënyrë që qytetarët të mos ndjehen më “të mbyllur”.

“Liberalizimi i vizave nuk është një e drejtë në vetvete, ajo është e bazuar në meritë. Qeveria dhe Kuvendi në Prishtinë kanë përmbushur pothuajse të gjitha standardet e kërkuara. Drita e gjelbër nga Komisioni për liberalizimin e vizave të vjen pasi që të përmbushen dy kërkesat e mbetura”, thotë Lunacek, transmeton Gazeta Express.

Uji Dea

Mirëpo, ajo ka thënë se tani topi është në duart e Kuvendit të Kosovës dhe Qeverisë.

“Ngërçi i tanishëm duhet të marrin fund. Dy kërkesat e mbetura mund dhe duhet të përmbushen nga Kosova shpejtë: ratifikimi i marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi është një domosdoshmëri. Dhe sigurisht, qeveria e Kosovës ka për të ofruar në pikë referimi e dytë: përparimi i mëtejshëm në histori të bindjeve të nivelit të lartë për korrupsion dhe krimit të organizuar duhet të jetë i dukshëm”, ka thënë Lunacek.

Mirëpo, Lunacek tha se korrupsioni është ende i përhapur – siç është rasti me vendet e tjera të rajonit, duke shtuar se lufta kundër korrupsionit është tashmë një çështje qe duhet merret seriozisht.

Ajo u bëri thirrje qeveritarëve për të marrë hapa konkretë për të luftuar në mënyrë më efikase korrupsionin dhe krimin e organizuar në të gjitha nivelet, duke përfshirë edhe në radhët e veta. /GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.