Fundamenti

“Lum” ofertash për Loret Sadikun

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Bëhet fjalë për Loret Sadikun, që gjendet para disa udhëkryqeve në karrierën e tij, ato që kanë lidhje me zgjedhjen e fanellës së përfaqësueses që dëshiron të veshë, atë të Suedisë apo Shqipërisë dhe e dyta me të ardhmen e tij në klub.

Trajneri De Biasi i ka lënë kohën e nevojshme që futbollisti të mendohet me qetësi përpara se të bëjë një zgjedhje, ndërkohë që klubi i Helsinborgut duket se ka vendosur të mos e shesë përballë ofertave që kanë mbvërritur në adresë të tij.

Siç informojnë gazetarët e Supersport Kosovës, të cilët kanë kontaktuar me të afërm të futbollistit, klubi suedez ka kthyer mbrapsht cdo ofertë që ka ardhur në adresë të qendërmbrojtësit.

Eco Higjiena

Për të, ditët e fundit në klub ishin interesuar skuadra të Serisë A por dhe Bundesligës. Bolonja dhe Kievo ishin dy ekipet që kishin shfaqur interes për blerjen e tij ndërsa Shtutgarti gjithashtu ka trokitur në dyert e Helnborgut për të marrë shërbimet e futbollistit.

Por klubi aktual duket se nuk dëshiron të privohet nga shërbimet e tij dhe me shumë gjasa dhe në këtë sezon futbollisti do të vazhdojë të luajë në kampionatin e vendit skandinav, transmeton Supersport.