ARKATANA

Lulzim Esatin e kërkojnë për imam

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Avni Daku nga Këshilli organizativ i protestës tha se xhemati i lagjes “Dardania” nuk e njeh për imam Shaban Muratin.Ne kërkojmë Lulzim Esatin imam në këtë xhami si një figurë e pranueshme për të gjithë.

Protesta e xhematit në lagjen “Dardania” ka kaluar e qetë dhe është zhvilluar në hapësirat e xhamisë. Besimtarët e kësaj xhamie edhe pse koha me vapë kanë shprehur qëndrimin e tyre ndaj propozimit të fundit të Bashkësisë Islame në Prishtinë.

Avni Daku nga Këshilli organizativ i protestës tha se xhemati i lagjes “Dardania” nuk e njeh për imam Shaban Muratin të propozuar nga Naim Tërnava. “Ne kërkojmë Lulzim Esatin imam në këtë xhami ,si një figurë e pranueshme për të gjithë” tha Daku.

FIDANISHTJA

Në pankartat e protestuesve shkruante:”Xhemati i imamit,apo imami i xhematit”,”Kujt i jep llogari kreu i BIK” etj. Edhe protestuesit Ramadan Shkodra ,Hajriz Aliu e Isuf Aliu thanë se janë ndier të fyer me propozimin e BIK-ut. “Nuk dëshirojmë imam të huajin, sepse ne i kemi njerëzit tanë që kanë punuar natë e ditë që kjo xhami të duket kështu siç është sot “ u shpreh Shkodra.

Protesta ka kaluar e qetë ndërsa nuk ka pasur prononcime të krahut të Mustafë Bajramit rreth akuzave dhe kërkesave të këshillit organizativ. Edhe policia e ka vëzhguar protestën.

Ndryshe ,Avni Daku tha se qëllimi i protestës ishte sensibilizimi i opinionit lidhur me vendimet e njëanshme të strukturave të BIK-ut në Prishtinë. Daku ka thënë se nga kjo protestë do të sensibilizohet publiku me shkeljet e vullnetit të xhematit si dhe me shkeljet e procedurave të institucionit të BIK-ut nga vet vendimmarrësit./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.