RCCOLA

Lulzim Basha përgëzon Lutfi Hazirin për zgjedhjen në krye të Gjilanit

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Gjilan – Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, po qëndron në një vizitë në Shqipëri, ku është takuar sot me liderin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Në këtë takim miqësorë, mes miqsh të vjetër, zoti Basha e ka përgëzuar zotin Hazirin për zgjedhjen në krye të Gjilanit dhe për zgjedhjet e lira të mbajtura në Republikën e Kosovës.

Eco Higjiena

Kjo është vizita e parë e Lutfi Hazirit jashtë vendit, pasi u zgjodh kryetar i gjilanasve, ndërsa betimin para anëtarëve të Kuvendit Komunal do ta jap më 24 dhjetor.

Lutfi Haziri mori mbështetjen e hiç më pak se 26 mijë qytetarëve të Gjilanit në zgjedhjet e 1 dhjetorit, duke u bërë fituesi më i madh në nivel nacional./rajonipress/