UBT

Lulzim Aliut i ndihmojnë mërgimtarët për ta ndërtuar shtëpinë e re

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Lulzim Aliu nga Llovca falë zemrës së madhe që kanë treguar mërgimtarët dhe donatorët pritet të bëhet me shtëpi të re. Aliu mendon që edhe Komuna e Gjilanit do ta ndihmojë pasiqë është në listën e komunës për të përfituar nga aksioni për ndërtimin e shtëpive për nevojat e rasteve sociale.

Falë mërgimtarëve dhe donatorëve shpirt bardhë familja e Lulzim Aliut do të bëhet me shtëpi të re.

UBT

Ibrahim Shabani pensionist dhe mërgimtar në Zvicër duke e parë gjendjen e rëndë të Lulzim Aliut ka ndërmarrë një aksion për grumbullimin e mjeteve financiare për ta bërë me kulm mbi kokë këtë familje. “Jam i kënaqur me njerëzit vullnetmirë. Së pari familja ime e ngushte pastaj edhe donatorët e tjerë e përkrahën idenë time për ta ndihmuar Lulzim Aliun. Kemi mbledhur gjysmën e mjeteve dhe presim që edhe komuna të paktën të participojë me një pjesë të mjeteve” tha Shabani.

Lulzim Aliu ndërkaq tha se ndihet shumë i kënaqur që një pjesë e bashkëfshatarëve të Llovcës kanë marrë këtë iniciativë. “Unë kam pasur nevojë të madhe dhe po shpresojë që aksioni do të ketë përkrahje. Zoti i shpërbleftë të gjithë ata që së pari vetëm kanë menduar për mua dhe rastin tim” tha Aliu./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.