UBT

“Lulëkuqet e prillit” i kalon kufijtë lokal

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan- Në Kamenicë ka përfunduar manifestimi më i madh kulturor i quajtur “Lulëkuqet e Prillit”, i cili me programet e shumta kulturore dhe me karakter garues po tregon se i kalon kufijtë lokal tha Nazim Maliqi.

Ora letrare dhe ndarja solemne e shpërblimeve e kanë shënuar përfundimin e këtij manifestimi. E organizuar në parkun e objektit të kulturës ky manifestim ka krijuar një ambient të këndshëm .

Manifestimin e ka hapur koordinatori i kulturës, Nazim Maliqi,derisa në emër të Drejtorisë së Kulturës dhe strukturave komunale ka folur drejtori, Faton Krasniqi, i cili u ka ndarë edhe mirënjohje të gjithë kamenicasve që kishin kontribuar në afirmimin dhe avancimin e artit dhe kulturës.

Kurse vlerësimin e punimeve të Konkursit Letrar “Lulëkuqet e Prillit” 2012 e ka bëra juria në përbërje: Hysen Matoshi,Raif Gashi dhe Sinan Sadiku

S`i punime më të suksesshme juria i ka konsideruar punimet : “ Zë brendësie “, e autorit me shifrën “ Feniksi arbëror”, e cila edhe e ka zënë vendin e parë,vendin e dytë e ndajnë: poezia “ Kotësi “ me shifrën “Shpresa “ dhe poezia “ Rozafa” e paraqitur me shifrën “ Gurët e heshtjes” ,vendin e tretë e ndajnë poezitë me titull “Ti “ shifra “E bukura e dheut” dhe poezia “ Dielli “ me shifrën “Dielli”

Juria dha edhe tri çmime për krijimtarinë në prozë :Vendi i parë i takoi tregimit “ Qershia “ me shifrën “ Njomëza “,vend i dytë , tregimit “Lot e jetë “ me shifrën “ Ardhmëria “,ndërsa vendi i tretë tregimit “ Neoni i plasaritur “ me shifrën “Qiriu i ndezur “

Vlerësimin e teatrove e ka bërë juria në përbërje :Kenan Gurgurovci aktor profesional
Sami Bunjaku ,aktor profesional,Azemine Maliqi, profesoreshë e letërsisë shqipe, koordinatore për kulturë.

Eco Higjiena

Juria ka vlerësuar këto punime:Vendi i parë ,“Teatrit të ëndrrave “ nga Suhareka me komedinë “ Msiti “,vendi i dytë – i takoi Teatrit “Ulpiana “ nga Lipjani me komedinë “Tollovia në gjyq”,vendi i tret – i takoi Teatrit të Qytetit të Skenderajt , me komedinë “ Dashuri , rrena dhe pata të egra”.

Aktorja me e mirë e festivalit është shpallur Sadije Krasniqi ,në rolin e nuses në shfaqjen “ Tollovia në gjyq ” e realizuar nga Teatri “Ulpiana “ nga Lipjani

Ndërsa aktori më i mirë i festivalit në rolin e “Miu në xhep “.
Vlerësimin e rapsodëve ndërkaq e ka bërë ,Juria e përbërë prej tre anëtarësh:
Sami Piraj , kompozitor ,përfaqësues i Ministrisë së Kulturës, Drejtor i Departamentit të Kulturës , kryetar Jurie Nazim Maliqi, përgjegjës për kulturë dhe Hetem Matoshi, njohës i mirë i folklorit.

Vendin e parë – Jeton Fetiu me “ këngën e bilbilit”,vendin e dytë – Sabit Shabani , Shukri Shabani dhe Ardian Shabani , me Këngën “Nga Tropoja ne Berishë” dhe Dueti Selajdin Berisha e Halim Gërbaci ,vendin e tretë – e ndajnë Gani Demolli me këngën “ Bijtë e Shqipes”.

Juria ka përzgjedhur edhe ,Veteranin e mbrëmjes që i takoi Grupit nga Medvegja .

Debytanti i mbrëmjes Elvir Tahiri,Interpretimi më i mirë ,Orkestra “ Shote Galica” nga Drenasi ,veshja mё autentike,Grupi “ Dardania “ nga Zvicra “,teksti mё i mirë“ Këngë nga Diaspora “grupi “ Dardania nga Zvicra dhe çmimi i publikut i takoj Jeton Fetiut./rajonipress/